Pages

Powered by Blogger.

Popular Posts

Labels

About

Blogger news

Blogroll

Blogger templates

Monday, August 8, 2011

Kur ‘harrojmë’ dramat tona

S’u kujtua askush këtej nga anët tona, por u kujtuan gazetarët e së përditshmes italiane me qendër në Torino, La Stampa. Pikërisht sot mbushen 20 vjet nga dita, kur 20 mijë shqiptarë hipën në anijen Vlora, dhe në harkun e disa orëve zbarkuan në Bari. Ishte një episod dramatik në historinë tonë prore dramatike. Atë mot Shqipëria ish ende në hyqmin e Ramis Alisë; udhëheqësi komunist drejtonte tok me një qeveri Grand Koalicion të drejtuar nga Ylli Bufi e të pagëzuar me emrin “Qeveri e Stabilitetit”, të cilën do ta rrëzonte Berisha katër muaj më vonë, në dhjetor. Në anën tjetër ishte – e mbani mend? Duket sikur kanë kaluar 100 vjet – Gulio Andreotti. Qeveria e këtij të fundit i futi shqiptarët në stadiumin e Barit, dhe u vuri drynin dyerve. Ishte fyese ajo situatë për shqiptarët, por ngjarja ka qenë e vështirë për t’u administruar, sidoqoftë. Pati dhe përleshje mes policisë në roje të stadiumit, dhe një grupi shqiptarësh (nja dyqind), të cilët nuk pranuan të trajtoheshin në atë mënyrë.

Versioni online i gazetës La stampa kish nxjerrë nga arkivat e veta artikuj e shkruar me këtë rast. Binin në sy titujt “shqiptarët i ikin ferrit e përfundojnë në një tjetër ferr”, “të shtëna e të lënduar në Bari mes policëve e refugjatëve”, “politika adriatica zero”, “në stadium plas lufta”, etj. Do ish kureshtare të hapnim dhe ne gazetat e asaj kohe (dy-tre gazeta kanë qenë), e sidomos arkivat e TVSH-së.

***

E meqë respublica.al si portal na sjellë përshkrimin e mësipërm është momenti që të kujtojmë se dje ishte 7 gushti. Dy vjet më përpara katër policë u vranë në një aksion të dështuar për kapjen e Dritan Dajtit. Njësoj si vjet, as sivjet askush nuk u kujtua për katër jetët e humbura. Policët u nderuan vetëm në vitin 2009 dhe me kaq u mjaftua politika dhe policia shqiptare. Kolegët e tyre humbën jetën në një aksion që në çdo vend perëndimor do shkaktonte furtunë. Për këtë aksion më shumë u përfol sesa u fol dhe u shkrua. Flitet për një zyrtar të lartë të policisë me gisht në këtë masakër, për dekonspirim, për mospërgatitje siç duhet, etj. Shumë teza janë hedhur, por e vërteta ende nuk është zbardhur, njësoj si të vërtetat për shumë ngjarje të rënda të viteve të fundit.
                                                            (©/Tema/Alb-Portal)

Interi në revolucion, largohen Shnajder, Maikon dhe Eto, vjen Kuçka e Tevez



Interi i sezonit të ri mund të jetë shumë i ndryshëm nga ekipi i sezonit të kaluar. Tre prej lojtarëve kryesore të zikaltërve, Shnajder, Maikon dhe Eto, mund të largohen.
Largimi i Shnajder në fakt duket si një çështje ditësh. Mediat italiane bëjnë me dije se kalimi i tij tek Manchester United është një çështje e sigurtë. Interi do të përfitojë 36.6 milionë euro nga shitja e holandezit.
Edhe Maikon pritet që të shkojë në Manchester, por tek Citi. Brazilianit mund t’i shtohet edhe Eto tek Siti.
Për të zëvendësuar këta lojtarë, Interi ka një plan. Fillimisht nga marrë nga Xhenoa mesfushorin sllovak, Juraj Kucka. Objektivi tjetër, që është edhe më i rëndësishmi, quhet Karlos Tevez. Ky i fundit shihet edhe si goditja e madhe e zikaltërve. Ndërkohë, për të zëvendësuar Shnajder, drejtuesit e Interit janë duke menduar për mesfushorin e Lacios, brazilianin Hernandez.
                                                                                          (©/Tema/Alb-Portal)

Të udhëtosh nëpër Shqipëri? Më mirë spostohemi në Greqi


Kush do e kishte menduar se do kishim bërë pushime në Shqipëri? Derisa bëmë këtë udhëtim, nuk mund të thosha asgjë se ku është Shqipëria, le më pastaj për të treguar diçka për të. Por ja ku jemi, diku mes Malit të Zi e Greqisë duke pyetur veten se ç’po bëjmë këtu.
Sigurisht, gjithë synimi ishte që të shkonim në ishujt e Greqisë për të përjetuar më shumë gallatë. Por, për të shkuar atje, harta jonë në celular vendosi që ne duhej të shihnim Malin e Zi dhe oazin me emrin Shqipëri. Guida jonë e besueshme na tha se kryeqyteti është Tirana, një destinacion që duhej parë si dhe plazhet e bregut të Jonit ishin për të vdekur në to.
Brenda pak kilometrash nga kufiri ne ishim në gjendje që të nxirrnim disa fakte thelbësore për Shqipërinë:
1- Rregullat e qarkullimit janë më shumë si punë udhëzimesh. Shoferët në Shqipëri janë absolutisht të luajtur mendsh: nëse rruga zë tri makina, atëherë harroji ndarjet e korsive; është koha për ta mbushur atë pak vend të mbetur. Në fakt, shqiptarët janë kaq shoferë të këqij sa rrugët e tyre janë të mbushura me më shumë kryqe se tek ne dhe kjo shpjegon diçka.
2- Nëse je shqiptar një nga të afërmit e tu, me gjasë, është pronar i një karburanti. Gjatë rrugës luajtëm një lojë të quajtur “kape karburantin”. Nuk e zmadhoj kur them se sapo kalon një të tillë mund të dallosh një tjetër. Për ironi në Shqipëri je gjithmonë afër një karburanti.
3- Kazanët e plehrave vetëm sa zënë vendin kot. Pse të hedhësh mbeturinat në kosha kur mund t’i hedhësh në anë të një rruge e t’u vësh flakën?
4- Ndërtesat mund të ndërtohen e të lihen pa banuar. Kompanitë shqiptare të ndërtimit duket se kanë vendosur të ndërtojnë përgjysmë nja njëmijë shtëpi se, nuk i dihet. Në fakt  edhe ato që duket sikur kanë përfunduar kanë shufra hekuri që u dalin në majë të gatshme për katin tjetër. Oh, tullat janë kaq në modë në Shqipëri këto kohë!
Është e ndershme të thuhet se përshtypja e parë për këtë vend ishte: një mut. Me një fjalë. E meqë ishim në këtë gjendje, udhëtuam në kryeqytet, me shpresën se aty do kishte ndonjë kthesë. Ajo çka na doli përpara ishte një mut i përzier me neglizhencë. Tirana nuk ishte një qytet i këndshëm, kishte pak histori, por sigurisht nuk u rekomandojmë të shkoni aty. Nëse vendosni të shkoni, duhet patjetër të flisni me një vendas. Nëse qytetit i mungon personaliteti, vendasit janë miqësorë dhe entuziastë.
Por ne mbetëm të befasuar nga çmimet e ushqimit atje. Duke pasur në mendjen politikën tonë të dy eurove në ditë për ushqim, e çuam atë në tetë euro për natën që qëndruam atje. Nuk duket shumë, por ju garantoj se për më pak se 10 euro në ditë mund të hani si mbret në Shqipëri.
Nga Tirana u nisëm drejt bregdetit dhe menjëherë nisëm të shijojmë Shqipërinë. Vija bregdetare ishte absolutisht mahnitëse dhe me makinën tonë kapëm disa nga skenat më piktoreske që kemi marrë ndonjëherë në udhëtim- nga njëra anë e makinës. Ndërtesat e vjetra dhe malet me plehra ndërhyjnë në këtë bregdet fantastik. Nuk është një marrëveshje fantastike me çdo kusht- nëse rri në diell, në detin blu dhe ke një ushqim të lirë, bregdeti shqiptar mund të jetë një perlë e vërtetë. Kemi takuar njerëz këtu që absolutisht e duan vendin e tyre- por për ne… do jetë më mirë sikur të spostohemi në Greqi.
Shenim:Këto janë përshtypjet e udhëtimit të Jamie Twigg, botuar në portalin e Zelandës së Re, stuff.co.nz. Një grup turistësh zbulojnë Shqipërinë dhe japin përshtypjet e shpejta për vendin tonë


                                                          (©/Tema/Alb-Portal)



Qeveria i jep hidrocentralin e Shutrit kreut të minibashkisë 8, Arben Tafaj



Qeveria i shet një nga hidrocentralet e saj kryetarit të minibashkisë nr. 8 në Tiranë, Arben Tafajt, i njohur dhe si drejtuesi i shoqatës “Tirana” dhe i renditur si një përfaqësues i djathtë që sulmoi Edi Ramën për politikën e tij klienteliste në kryeqytet gjatë qeverisjes vendore. Tafaj ka bërë betimin dhe më pas prezantimin edhe në zyrën e kryebashkiakut Lulzim Basha, pikërisht tre ditë para se qeveria të merrte vendimin e fundit.
Sipas miratimit në Këshillin e Ministrave, sigurisht që si gjithnjë fshehurazi medieve, pasi kryeministri i mbajti mediat vetëm për t’u rrëfyer rekordin e notit, sepse me dyer të mbyllura shet Shqipërinë. Kabineti miratoi me shumicë votash lëshimin me koncesione të tre hidrocentraleve për shfrytëzim. Bëhet fjalë për Quku 1, Quku 2 dhe Shutri. Më tej edhe argumentet dhe firmat që e fitonin. Kompanitë fituese ishin “Peshkashesh”, “Di-Stafa” dhe “Arlita B”. Pikërisht firma e fundit mësohet se i përket në pronësi Arben Tafajt, kreut të minibashkisë nr. 8 në kryeqytet. Argumenti i kryeministrit Sali Berisha pse fitonin këto kompani ishte se merrnin edhe bonusin me 2 pikë. Por kreu i qeverisë nuk arrin ende të shpjegojë për qytetarët, përveç rekordeve të notit, se pse pikërisht koncesionet e hidrocentraleve i fitojnë ministrat e tij, deputetët, bashkiakët dhe politikanët që ka nën vete.
Dhe “Arlita B” mësohet se ka për koncesion hidrocentralin e Shutrit. Pak javë më parë qeveria shiti në koncesione edhe hidrocentralet Lashkiza 1 dhe Lashkiza 2 në zonën e Dibrës. Por burime të sigurta për agjencinë thanë se janë të paktën 100 hidrocentrale të vegjël që do të kalojnë në koncesion në një kohë tepër rekord, madje do mbyllen llogaritë brenda muajit shtator. Duket se sipas precedentëve aktualë, kryeministri po nxiton t’u bëjë ndere njerëzve të tij për “përkushtimin” e deritanishëm duke u dhënë pasuritë kombëtare.
                                                                      (©/Tema/Alb-Portal)

Pas 20 gushtit, nis aksioni ligjor kundër Piramidës

Vjeshta e ardhshme, pavarësisht kursit të ri politik të përfolur nga politika, duket se do të ketë një tjetër debat të hapur publik. Ndërsa janë edhe pak ditë kur ligji për ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar të hyjë në fuqi, shoqëria civile nuk dorëzohet në hapat që do të ndjekë për të mos lejuar këtë.

Ligji i cili kaloi në heshtje nga presidenti dhe që merr fuqi ligjore më datën 20 të këtij muaji, parashikon që menjëherë pas këtij momenti të fillojë nga zbatimi i tij. Kështu mendohet që të jenë ditët e para të shtatorit kur do të startojë shembja e Piramidës për ndërtimin në këtë vend të kompleksit të ri parlamentar.
Në këto kushte, burime nga grupimi i shoqërisë civile që ka kundërshtuar hapur këtë ligj, thonë se historia nuk mbyllet këtu duke parashtruar dy alteranativa për këtë çështje. Kështu, brenda kësaj jave shoqëria civile do të vendosë ose që ta çojë ligjin në Gjykatën Kushtetuese pasi sipas tyre ka shkelje të ligjeve të vendit me formulimin e këtij ligji dhe së dyti po shihet mundëisa organzimin e një referendumi popullor me qyetarët e Tiranës. Megjithëse këto opsione parashikohet që të ndërmerren, ligji e parashikon që në bazë të tij të fillojnë procedurat për shembjen e Piramidës, pavarësisht kundërshtive të palëve të ndryshme.
Në këto kushte duket se fillimi i vjeshtës do të sjellë një tjetër përballje të ashpër mes mazhorancës dhe opozitës sa i përket shembjes së Piramidës dhe ndërtimit aty të kompleksit parlamantar, që është parashikuar të ndërtohet në 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë.
Në seancën e parafundit plenare të sesionit të shkuar parlamenti miratoi me votat e mazhorancës këtë ligji i cili i hap dritën jeshile për shembjen e Piramidës pasi ka kaluar nëpër hallkat përkatëse ligjore.
(©/Tema/Alb-Portal)



Dukesha heq dorë nga miliardat… për tu martuar



Ajo është nga gratë më të pasura në Spanjë. Ka disa kështjella. Megjithatë, Dukesha e Albës ka vendosur të heqë dorë nga pasuria për tu martuar me një punonjës të shërbimit civil.
Sipas Ginesit, Dukesha e Albës ka më shumë tituj se çdo fisnik në botë, është dukeshë shtatë herë, konteshë 22 herë dhe markezë 24 herë.
Pasuria e saj arrin deri në 3.5 miliard euro. Por fëmijët e saj ia kishin bllokuar deri më tani planet 85-vjeçares për tu martuar me Alfonso Diez, 24 vjeç më të ri. Ndaj ajo ka vendosur që tua japë të gjithë pasurinë fëmijëve, duke mos mbajtur asgjë për vete, në mënyrë që të martohet me Diaz. “Alfonso më do vetëm mua, asgjë tjetër,” tha ajo. E në këtë mënyrë gjashtë fëmijët e tetë nipat e saj kanë përfituar nga një kështjellë e me mijëra hektarë tokë në Spanjë secili.

“Unë i kam kthyer 400 gra sërish në virgjëresha”



Ky person u jep grave “pafajësinë e dytë”. Doktori Stefan Gynter thotë se ka ribërë virgjëresha plot 400 gra. Kirurgu intim nga Dyseldorfi i Gjermanisë thotë se është specializuar pikërisht për këtë çështje.
“Kur bëja praktikën time në Bohum vinin shumë gra myslimane, të cilat më pyesnin se a mund ta bëja një gjë të tillë. Në Gjermani atë kohë nuk flitej për një gjë të tillë. Në fund të vitit 2006 shkova në SHBA e sigurova atje teknologjinë e nevojshme”.
Sot operon 100 gra në viti. Janë myslimane që jetojnë në Gjermani, por edhe shumë gra të tjera nga Jemeni, Afganistani, Turqia.
“Këto gra kanë vështirësi të mëdha në rast se natën e parë të martesës nuk janë virgjëresha. Unë u them atyre se çfarë është e mundur. Por krahas këtij varianti, që është më i sigurti, në internet mund të gjejnë ngjitëse e madje edhe topa me bojë të kuqe”.
Vetëm një kristiane ka operuar ai gjatë gjithë kohës që punon. Bëhet fjalë për një angleze, një besimtare e devotshme. Në një rast tjetër operoi një grua që donte t’i bënte burrit “një dhuratë”.
Operacioni zgjat 45 minuta. Pacientes nuk i mbeten shenja. Në varësi të ndërhyrjes operacioni kushton nga 800 deri në 1200 euro. Në rast se bëhet pas lindjes, kushton 2500 euro.
Por si ndjehet zoti Gynter? “Në rast se nuk i trajtoj unë, do shkojnë diku tjetër dhe do kenë probleme të mëdha. Natyrisht nuk do preferoja që të marr një porosi të tillë”.
                                                           (©/Tema/Alb-Portal)

Kanye West i mbyll derën Angela Martinit


Të paktën kështu raporton New York Post. Sipas saj, këngëtari i njohur ka organizuar një party për promovimin e albumit të tij. Angela Martini kishte siguruar një ftesë nga producenti i West, por kur ky ka marrë vesh që Angela do vijë, ka lajmëruar që ajo të mos futet brenda. Nuk dihet e vërteta e kësaj historie, por gazeta njujorkeze thotë se Martini po e gjurmon West gjithandej duke deklaruar se ata janë të dashuruar.

Lulëzim Basha “do mbrojë” konsumatorët, me 7 “vrasës” të konsumatorëve


Modeli i paturpshëm mashtrues e demagogjik i politikës dhe pushtetit të pamoralshëm “SALI” u fut në përdorim dhe në veprimtarinë e bashkisë Tiranë, prej manekinit të Sali Berishës, kryebashkiakut Lulëzim Basha, klonuar si “kryetar” me vota të manipuluara prej 60 ditësh në “inkubatorin” KQZ e Kolegj Zgjedhor. Pas komedisë “E premtja e zërit të qytetarëve” me 2000 takime për 2 orë, LULI u shfaq ekraneve, ulur “gju më gju” me qytetarët, me një bllok mbi gjunjë, duke mbajtur shënim hallet tyre. Pas kësaj, shpiku “formularin e zërit të qytetarëve”, ku çdo qytetar ka të drejtë të prezantoj hallin që ka dhe ta dorëzoj atë, tek “zyra e qytetarit”. Pas formularit, njoftoi se ka vendosur një numër telefoni, për të “dëgjuar zërin denoncues të qytetarëve”, tamam si ai numri komik “anti-korrupsion” që vendosi Saliu në vitin 2005. Në vazhdim të demagogjisë e talljes me qytetarët e Tiranës, LULI njoftoi se ka ngritur Agjencinë e Mbrojtjes së Konsumatorit, të përbërë nga një “ushtri” prej 200 inspektorësh. Kjo agjenci, drejtohet nga Edmondi i LSI (jo nga Edmond P…. i diplomacisë shqiptare) dhe ka në “komandë” 7 zyrtarë të lartë të qeverisë ‘SALI”. Të përzgjedhurit e Bashës, përveç standardit si militantë dhe të afërm familjarë të pushtetit dhe si rrogëtar të majmë edhe pranë bashkisë Tiranë, do të mbahen mend si njerëz kukulla, pa interes dhe pa fuqi për të mbrojtur konsumatorin. Pse? Sepse janë po ato personazh, që prej vitesh si drejtues të lartë nëpër ministri e institucione të mbrojtjes së konsumatorit, kanë dhënë prova të plota, që janë tallur me konsumatorin, duke lejuar e mbuluar edhe krime që kanë shkatërruar jetën dhe financat familjare të konsumatorëve, duke mbrojtur autorët e këtyre krimeve. Profilet e punës drejtuese të këtyre 7 drejtuesve të Agjencisë së (Mos)Mbrojtjes së Konsumatorit, të përzgjedhur nga kryebashkiaku demagog i modelit “SALI”, janë këto:

GANI MOKA, Drejtor i Siguri-Cilësisë Ushqimit në Ministrinë e Bujqësisë:
Veprimtaria e tij si Drejtor i Sigurisë dhe Cilësisë së Ushqimit në ministrinë e Bujqësisë, shquhet nga formalizmi, falsiteti dhe indiferenca e plotë ndaj tregut të ushqimeve “vrasëse”. Në 453 raportet informuese që ka bërë në lidhje me sigurinë dhe cilësinë e ushqimeve që hanë shqiptarët, 405 prej tyre flasin “për cilësi dhe siguri” të lartë ushqimesh vendi e importi në tregun shqiptar. Ndërsa 31 raportime janë me “pak probleme anësore, që nuk cenojnë shëndetin e konsumatorit” dhe vetëm 17 kontrolle raportime “janë me probleme”, madje dhe këto… në tregun ambulator. Ndërsa kontrollet që ushtrohen, bëhen sa për evidence pune, raportet hartohen me lustra, mbasi nuk tregojnë të vërtetën që tregu shqiptar është i tej-mbushur me ushqime e produkte “vrasëse”.

TEUTA MYRSELI, Drejtore e Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë:
Drejton sigurinë ushqimore në tregun veterinar. Ky është tregu më i “helmuar” dhe I ndotur, që vret përditë shqiptarët me ushqime e produkte të skaduara, të infektuara dhe super të ndotura. Kjo drejtori ka si bilanc 1466 kontrolle në Tiranë dhe 3980 kontrolle në rrethe. Raportet për kontrollet e ushqimeve dhe nënprodukteve me bazë shtazore, janë hartuar me cilësimin 80% gjendje shumë e mirë, 12% gjendje jo problematike, 7% për ndërhyrje organizative në administrim magazinimi e tregtimi dhe vetëm 1 % janë raste që duhen bllokuar. Mjafton të shikosh se si shiten bulmetrat në rrugë e tregje publike, si shiten produktet e mishrave, se çfarë cilësie kanë prodhimet veterinare të gjalla e të përpunuara nga importi e vendi dhe kupton, se sa e mbron konsumatorin kjo drejtori.

ENVER ROSHI, Drejtor i Institutit të Shëndetit Publik:
Zyrtarisht është drejtues i qendrës më të fuqishme të mbrojtjes së konsumatorit, por praktikisht institucioni që ai drejton dhe vetë ai, janë shërbim dhe drejtor “kukulla”, të komanduara “kokë e këmbë” nga pushteti “SALI”. Në 6 vite, ka ushtruar 19 mijë e 182 kontrolle në tregjet publike, ambulante, në dogana, në pika shumice, në magazina qendrore firmash, në super-markete, në rrugë e tezga. Raportet e hartuara, në 92% të rasteve flasin “për ushqime produkte të sigurta me cilësimin shkëlqyer”, 5% e rasteve thonë se “ka më pak probleme në kushtet e magazinimit” dhe në vetëm 3 % të rasteve “ka shqetësime”.

ALTIN GOXHAJ, Drejtor i Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorit:
Eksponenti i mirënjohur i demagogjisë, i mashtrimeve dhe pazareve të pista me postin si drejtor i Zyrës Mbrojtjes së Konsumatorit. Veprimtaria e tij nën “veladonin” e kësaj zyre zhvillohet me intervista në TV, me shkrime gazetash e copa letrash kërcënimi, drejtuar bizneseve e shërbimeve publike, të cilat paraqiten si “të dërguara nga konsumatorët”, ose si “informacione që do t’i shkojnë tatimeve, policisë kriminale dhe kryeministrit”, duke nënkuptuar “gjoba për t’i mbyllur si probleme”. Njihet si përvetësues e përfitues fondesh në miliona euro nga donacione të huaja dhe i financuar ilegalisht me fonde nga pushteti. Shërbëtor politik i pushtetit në demagogjinë e mbrojtjes së konsumatorit dhe propagandist aktiv i Lulëzim Bashës dhe i qeverisë në fushatën elektorale të 8 majit 2011. Person me 447 denoncime dhe 7 dosje në prokurori për mashtrime-presione-abuzime.

ARIELA STRUGA, Drejtore e Vlerësimit të Riskut, Autoriteti i Ushqimit:
Drejtuese kukull e një institucioni me veprimtari totalisht fiktive. Në 312 raste të evidentuara e të denoncuara, ka dhënë mbështetje për import eksportet ushqimore me vlerësime false, me cilësimin “Veprimtari e rregullt”. Në 1784 kontrolle në tregun monopol dhe në tregun masiv të shumicës, vetëm në 9 raste janë pasqyruar “vërejtje të vogla, për shkak dokumentacioni”. Ka unison dhe përmbajtje të njëjtë me raportet e institucioneve e ministrive të tjera bashkëpunuese, në vlerësimin fiktiv të sigurisë ushqimore dhe riskun që ka shëndeti i qytetarëve, duke e paraqitur tregun dhe shërbimet publike si “cilësore e të sigurta, me standarde europiane”.

ZEF PREÇI, Drejtori Qendra Shqiptare Kërkime Ekonomike:
Figurë publike si “profesor idealist” në sektorin e ekonomisë. Nuk ka asnjë lidhje me konsumatorin dhe nuk ka asnjë angazhim minimal publik ose shoqëror në aktivitetin për mbrojtjen e konsumatorit. I provuar në vitin 2005, pranë kabinetit të kryeministrit Fatos Nano, si këshilltar i konkurrencës dhe mbrojtjes së konsumatorit në hidrokarburet e importit e të vendit. Nuk tha asnjë fjalë për  helmimin dhe “vrasjen” e qytetarëve e të makinave, prej cilësisë së dobët dhe çmimeve të larta të hidrokarbureve që futeshin në tregun shqiptar.

PRANVERA KASTRATI, Drejtore e Mbikëqyrjes së Tregut, në METE:
Drejton zyrtarisht Drejtorinë e Mbikëqyrjes së Tregut, në Ministriën e Ekonomisë-METE Kjo drejtori është institucioni më i pabesueshëm, madje bashkëpunues më ata individë e grupe biznesesh, që vjedhin dhe shkatërrojnë shëndetin e konsumatorëve shqiptarë. Po përmendim vetëm katër fakte:
1. Ish-ministri Ilir Meta u kap me bllok në dorë, duke bërë pazare me të drejtën e tregut, në tenderat e naftës dhe energjisë elektrike.
2. Lejon futjen dhe konsumin në tregun masiv shqiptar, të “naftës vrasëse Virgin” e të gjithë hidrokarbureve helmuese. Lejon përdorjen e çmimeve të larta abuzive në karburante dhe naftë, benzinë e gaz.
3. Lejon kompanisë CEZ, të vjedh konsumatorin me tarifa të larta rekord në rajon e Europë dhe me fatura familjare e biznesi 10-15 herë më të larta se konsumi real i energjisë.
4. Lejoi KESH-in të bënte manovra tregu me eksportin e energjisë elektrike, duke shkaktuar përmbytjen masive të veriut të Shqipërisë.
Kaq mjafton, për të krijuar bindjen, se kjo drejtore nuk do ta mbroj por do ta shkatërroj dyfish konsumatorin edhe si drejtore me njëjtën veprimtari në bashkinë e Tiranës. Vetëm gjatë 6 muajve të parë të vitit 2011, drejtoria e mbikëqyrjes në METE (META) ka raportuar se ka bërë 2970 kontrolle në shërbime që kanë lidhje me tregun VIP dhe me tregun pranë konsumatorin masiv dhe sipas falsitetit të tyre, ka rezultuar se “vetëm në 3 pika gazi, në 4 pika karburanti dhe në 12 autobote transporti nafte e benzine, ka patur “mangësi për sigurinë e çisternave gjatë transportit dhe shkarkimit”. Ndërsa për cilësinë e naftës, gazit, benzinës e hidrokarbureve të tjera, sipas kësaj drejtorie “nuk ka asnjë shqetësim”.

Shqipëria, traditë e multikulturalizmit dhe ndërbesimit fetar

Hamid Xhidiku, 75 vjeç, me origjinë nga qyteti verilindor i Dibrës, është kujdestar i xhamisë më të lashtë në qendër të Tiranës, xhamisë së Et’hem Beut, ndërtuar në shekullin e 18-të nga Molla Bej.

Duke kujtuar jetën nën regjimin komunist, Xhidiku i tha SETimes se u ndje “si një kafshë” kur qeveria e Enver Hoxhës ndaloi praktikat fetare në Shqipëri.
“Imagjinoni, unë shkoja në xhami me axhën tim; ai ishte hoxhë dhe pastaj kjo u ndalua. Ç’të bëje? Xhaminë në fshatin tim ata e kthyen në një depo. Të paktën nuk e shkatërruan,” thotë ai.
Sapo praktikat fetare u lejuan në vitet 1990, Xhidiku u kthye në xhaminë e Et’hem Beut.
Kur pyetet se çfarë çmon ai më shumë lidhur me Islamin, ai thotë: “një zemër të pastër, njerëzit duan njeri- tjetrin, nuk bëjnë gjëra të liga pasi i hedh një sy vetes para se edhe të mendosh për t’i bërë diçka të keqe dikujt tjetër.”
Xhidiku ka një imazh personal të Islamit, trashëguar nga brezat përpara tij, që ka “zemër të mirë” në qendër të nocionit fetar. Fëmijët e tij janë shumë punëtorë, të arsimuar dhe kanë ndërtuar jetët e tyre në një vend në tranzicion.
“Ata që vrasin [dhe e quajnë veten] myslimanë, ata nuk janë të tillë. Të vrasësh një njeri të pafajshëm është si të vrasësh të gjithë njerëzit në botë. Ata janë kriminelë,” thotë ai ndërsa diskuton “një tjetër [lloj] Islami”.
Paraardhësi i tij, kujdestari i parë i xhamisë së Et’hem Beut, vdiq ndërsa ishte në xhami; me qindra ndoqën funeralin e tij. “Ai pasqyronte dashuri e respekt,” thotë Xhidiku.
Duke kujtuar jetën siç ishte dekada më parë, Xhidiku sjell ndër mend se “ne kurdoherë e respektonim njeri- tjetrin. Gjatë Ramazanit, katolikët dhe ortodoksët nuk pinin duhan në pazar dhe kur hanin do të mbyllnin dyert [në respekt për myslimanët që agjëronin],” kujton Xhidiku.
Atalanta Pasko, një ortodokse shqiptare, është rritur bashkë me miq myslimanë. 60 vjeçarja thotë se shumica e mikeshave të saj më të afërta qenë myslimane.
“Ne do të vizitonim shtëpitë e njëra- tjetrës dhe tregonim interes për simbolet respektive të tjetrës. Ato qenë të interesuara të dinin rreth simboleve të krishtera dhe motrat e mija dhe unë qemë të interesuara të mësonim rreth simboleve të tyre myslimane.”
“Kishte dashuri [të ndërsjellë] bazuar në vlerat e përbashkëta të tilla si karakteri. Feja nuk ishte kurrë një problem. Motrat e mija dhe unë kishim krijuar marrëdhënie si familje me to, që i vazhdojmë edhe sot,” thotë Pasko.
                                                          (©/Tema/Alb-Portal)

Nga heronj në frikacakë. Përse minatorët kilianë janë bërë njerëzit më të urryer?

Minatorët kilianë, që u shpëtuan pas 69 ditësh qëndrimi nën tokë të bllokuar, janë bërë shënjestra kryesore e protestuesve anti- qeveritarë në Kili.

Protestuesit hodhën fruta dhe gurë ndaj tyre, ndërsa po përkujtohej 1 vjetori i aksidentit.
Shumica e 33 burrave që u shpëtuan tetorin e shkuar, u bashkuan me presidentin Sebastian Pinera në inaugurimin e një muzeu për shpëtimin e tyre.
Por aktiviteti u la në hije pas përplasjes mes policisë në një anë dhe studentëve, mësuesve, ambientalistëve dhe disa minatorëve në anën tjetër.
Disa aktivistë hodhën portokaj dhe molla në drejtim të minatorëve, duke i akuzuar se janë bërë shumë të afërt me qeverinë.
Aktivistët po protestojnë për një sërë çështjesh, përfshi pagat dhe edukimin, dhe kanë akuzuar minatorët se janë bërë njësh me qeverinë e Pinerës.
Ata thonë se minatorët po bëhen të pasur me një padi prej 14 milion euro që kanë ngritur ndaj autoritetit që kontrollon sigurinë në miniera.
Gazetat kiliane kanë kritikuar sulmin ndaj minatorëve. Ata thonë se është e turpshme kur dihet se çfarë kanë vuajtur ata. Po ashtu, vetë minatorët janë terrorizuar nga ky veprim. Një psikolog, që ishte në ekipin që shpëtoi minatorët, tha se sulmi ishte çmenduri.
Minatorët kanë vlerësuar Pinerën për shpëtimin e tyre. Ky veprimi i rriti pikë presidentit. Por tani popullariteti i tij ka rënë ndjeshëm dhe vendi është zhytur në protesta.
                                                                         (©/Tema/Alb-Portal)

Ramazanin s’e agjërojnë vetëm në ndeshje


Në ditët e sotme të jesh futbollist profesionist nuk është aspak e lehtë, pasi që duhet t’i nënshtrohesh një regjimi të madh disiplinor. Një prej tyre është edhe ushqimi i rregullt, një çështje e cila privon shumë futbollistë myslimanë që të kryejnë obligimet e tyre për agjërimin e Ramazanit për shkak të futbollit.
Siç shkruan e përditshmja nga Shkupi në gjuhën shqipe, Lajm, disa nga futbollistët shqiptarë që luajnë në Ligën e parë të Maqedonisë pohojnë se agjërimin e Ramazanit e prishin vetëm atëherë kur kanë ndeshje. A mund të kenë pasoja nëse agjërojnë dhe cilat do të mund të ishin ato? Ja çfarë thotë Muzafer Ejupi, lojtar i Metalurgut.
“Nëse hynë me nijetin për të agjëruar, atëherë nuk është problem. Krejt është te nijeti. Unë vetëm në ndeshje nuk agjëroj, sepse ato luhen në orët e pasdites dhe është vështirë të agjërohet. Ato ditë që i prishi i agjërojë pasi të mbaroj Ramazani. Te Metalurgu e dinë se është Ramazan dhe askush nuk më përzihet pse agjëroj në stërvitje. Kjo është e drejtë e imja”, tha ai.
“Jam munduar të agjëroj edhe në ndeshje, por s’kam mundur. Më kujtohet njëherë në Shtip isha duke agjëruar, mirëpo pas ndeshjes nuk u ndjeva mirë. Po t’i luanim ndeshjet në mbrëmje me siguri se do të agjëroja. Problem kryesor është uji”, theksoi Ejupi, duke shtuar se ka filluar të agjëroj nga mosha e duhur.
“Vitin e kaluar e kam agjëruar, ndërsa sivjet nuk e di sa do të mund t’i qëndrojë. Çdo ditë kemi stërvitje dhe kjo e vështirëson agjërimin e Ramazanit. Unë e di se feja e kërkon dhe se Ramazani është i obligueshëm, por ne jetojmë prej futbollit dhe shpresoj se Zoti do të na i falë gabimet. Koha do të tregojë a do të mund të agjërojmë, ne do të mundohemi”, tha Muharrem Bajrami, mesfushori i Renovës.
“Ramazani ta humb freskinë, sepse s’mund të japish maksimumin në ndeshje. Kemi problem me ujin, ngase është shumë nxehtë dhe të qëndrosh dy orë në stërvitje është zor. Nëse s’mundemi të agjërojmë atëherë ditët e humbura do t’i kompensojmë pas Ramazanit”, tha ai.
Kapiteni i Shkëndijës, Nebi Mustafi thotë se Ramazani e forcon atë shpirtërisht. “Unë si i ri e agjëroj Ramazanin. E respektoj këtë muaj shumë, sepse më jep forcë. Edhe në Zvicër e Finlandë kur isha kam agjëruar. Vetëm në ndeshje e kam prishur, ndryshe jo. Problem paraqet uji, sepse nuk qëndrohet pa ujë”, tha Mustafi.
Ai propozon që në klubet ku shumica e lojtarëve i takojnë fesë myslimane të ndryshohet orari i stërvitjeve, sepse sipas tij, ekziston një mundësi e tillë.

About This Blog

Lorem Ipsum

  © Blogger templates Newspaper III by Ourblogtemplates.com 2008

Back to TOP