Pages

Powered by Blogger.

Popular Posts

Labels

About

Blogger news

Blogroll

Blogger templates

Monday, August 8, 2011

Shqipëria, traditë e multikulturalizmit dhe ndërbesimit fetar

Hamid Xhidiku, 75 vjeç, me origjinë nga qyteti verilindor i Dibrës, është kujdestar i xhamisë më të lashtë në qendër të Tiranës, xhamisë së Et’hem Beut, ndërtuar në shekullin e 18-të nga Molla Bej.

Duke kujtuar jetën nën regjimin komunist, Xhidiku i tha SETimes se u ndje “si një kafshë” kur qeveria e Enver Hoxhës ndaloi praktikat fetare në Shqipëri.
“Imagjinoni, unë shkoja në xhami me axhën tim; ai ishte hoxhë dhe pastaj kjo u ndalua. Ç’të bëje? Xhaminë në fshatin tim ata e kthyen në një depo. Të paktën nuk e shkatërruan,” thotë ai.
Sapo praktikat fetare u lejuan në vitet 1990, Xhidiku u kthye në xhaminë e Et’hem Beut.
Kur pyetet se çfarë çmon ai më shumë lidhur me Islamin, ai thotë: “një zemër të pastër, njerëzit duan njeri- tjetrin, nuk bëjnë gjëra të liga pasi i hedh një sy vetes para se edhe të mendosh për t’i bërë diçka të keqe dikujt tjetër.”
Xhidiku ka një imazh personal të Islamit, trashëguar nga brezat përpara tij, që ka “zemër të mirë” në qendër të nocionit fetar. Fëmijët e tij janë shumë punëtorë, të arsimuar dhe kanë ndërtuar jetët e tyre në një vend në tranzicion.
“Ata që vrasin [dhe e quajnë veten] myslimanë, ata nuk janë të tillë. Të vrasësh një njeri të pafajshëm është si të vrasësh të gjithë njerëzit në botë. Ata janë kriminelë,” thotë ai ndërsa diskuton “një tjetër [lloj] Islami”.
Paraardhësi i tij, kujdestari i parë i xhamisë së Et’hem Beut, vdiq ndërsa ishte në xhami; me qindra ndoqën funeralin e tij. “Ai pasqyronte dashuri e respekt,” thotë Xhidiku.
Duke kujtuar jetën siç ishte dekada më parë, Xhidiku sjell ndër mend se “ne kurdoherë e respektonim njeri- tjetrin. Gjatë Ramazanit, katolikët dhe ortodoksët nuk pinin duhan në pazar dhe kur hanin do të mbyllnin dyert [në respekt për myslimanët që agjëronin],” kujton Xhidiku.
Atalanta Pasko, një ortodokse shqiptare, është rritur bashkë me miq myslimanë. 60 vjeçarja thotë se shumica e mikeshave të saj më të afërta qenë myslimane.
“Ne do të vizitonim shtëpitë e njëra- tjetrës dhe tregonim interes për simbolet respektive të tjetrës. Ato qenë të interesuara të dinin rreth simboleve të krishtera dhe motrat e mija dhe unë qemë të interesuara të mësonim rreth simboleve të tyre myslimane.”
“Kishte dashuri [të ndërsjellë] bazuar në vlerat e përbashkëta të tilla si karakteri. Feja nuk ishte kurrë një problem. Motrat e mija dhe unë kishim krijuar marrëdhënie si familje me to, që i vazhdojmë edhe sot,” thotë Pasko.
                                                          (©/Tema/Alb-Portal)

0 comments:

About This Blog

Lorem Ipsum

  © Blogger templates Newspaper III by Ourblogtemplates.com 2008

Back to TOP