Pas 20 gushtit, nis aksioni ligjor kundër Piramidës
Ligji i cili kaloi në heshtje nga presidenti dhe që merr fuqi ligjore më datën 20 të këtij muaji, parashikon që menjëherë pas këtij momenti të fillojë nga zbatimi i tij. Kështu mendohet që të jenë ditët e para të shtatorit kur do të startojë shembja e Piramidës për ndërtimin në këtë vend të kompleksit të ri parlamentar.
Në këto kushte, burime nga grupimi i shoqërisë civile që ka kundërshtuar hapur këtë ligj, thonë se historia nuk mbyllet këtu duke parashtruar dy alteranativa për këtë çështje. Kështu, brenda kësaj jave shoqëria civile do të vendosë ose që ta çojë ligjin në Gjykatën Kushtetuese pasi sipas tyre ka shkelje të ligjeve të vendit me formulimin e këtij ligji dhe së dyti po shihet mundëisa organzimin e një referendumi popullor me qyetarët e Tiranës. Megjithëse këto opsione parashikohet që të ndërmerren, ligji e parashikon që në bazë të tij të fillojnë procedurat për shembjen e Piramidës, pavarësisht kundërshtive të palëve të ndryshme.
Në këto kushte duket se fillimi i vjeshtës do të sjellë një tjetër përballje të ashpër mes mazhorancës dhe opozitës sa i përket shembjes së Piramidës dhe ndërtimit aty të kompleksit parlamantar, që është parashikuar të ndërtohet në 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë.
Në seancën e parafundit plenare të sesionit të shkuar parlamenti miratoi me votat e mazhorancës këtë ligji i cili i hap dritën jeshile për shembjen e Piramidës pasi ka kaluar nëpër hallkat përkatëse ligjore.
(©/Tema/Alb-Portal)
0 comments:
Post a Comment