Qeveria i jep hidrocentralin e Shutrit kreut të minibashkisë 8, Arben Tafaj
Qeveria i shet një nga hidrocentralet e saj kryetarit të minibashkisë nr. 8 në Tiranë, Arben Tafajt, i njohur dhe si drejtuesi i shoqatës “Tirana” dhe i renditur si një përfaqësues i djathtë që sulmoi Edi Ramën për politikën e tij klienteliste në kryeqytet gjatë qeverisjes vendore. Tafaj ka bërë betimin dhe më pas prezantimin edhe në zyrën e kryebashkiakut Lulzim Basha, pikërisht tre ditë para se qeveria të merrte vendimin e fundit.
Sipas miratimit në Këshillin e Ministrave, sigurisht që si gjithnjë fshehurazi medieve, pasi kryeministri i mbajti mediat vetëm për t’u rrëfyer rekordin e notit, sepse me dyer të mbyllura shet Shqipërinë. Kabineti miratoi me shumicë votash lëshimin me koncesione të tre hidrocentraleve për shfrytëzim. Bëhet fjalë për Quku 1, Quku 2 dhe Shutri. Më tej edhe argumentet dhe firmat që e fitonin. Kompanitë fituese ishin “Peshkashesh”, “Di-Stafa” dhe “Arlita B”. Pikërisht firma e fundit mësohet se i përket në pronësi Arben Tafajt, kreut të minibashkisë nr. 8 në kryeqytet. Argumenti i kryeministrit Sali Berisha pse fitonin këto kompani ishte se merrnin edhe bonusin me 2 pikë. Por kreu i qeverisë nuk arrin ende të shpjegojë për qytetarët, përveç rekordeve të notit, se pse pikërisht koncesionet e hidrocentraleve i fitojnë ministrat e tij, deputetët, bashkiakët dhe politikanët që ka nën vete.
Dhe “Arlita B” mësohet se ka për koncesion hidrocentralin e Shutrit. Pak javë më parë qeveria shiti në koncesione edhe hidrocentralet Lashkiza 1 dhe Lashkiza 2 në zonën e Dibrës. Por burime të sigurta për agjencinë thanë se janë të paktën 100 hidrocentrale të vegjël që do të kalojnë në koncesion në një kohë tepër rekord, madje do mbyllen llogaritë brenda muajit shtator. Duket se sipas precedentëve aktualë, kryeministri po nxiton t’u bëjë ndere njerëzve të tij për “përkushtimin” e deritanishëm duke u dhënë pasuritë kombëtare.
(©/Tema/Alb-Portal)
0 comments:
Post a Comment