Pages

Powered by Blogger.

Popular Posts

Labels

About

Blogger news

Blogroll

Blogger templates

Monday, August 8, 2011

Kur ‘harrojmë’ dramat tona

S’u kujtua askush këtej nga anët tona, por u kujtuan gazetarët e së përditshmes italiane me qendër në Torino, La Stampa. Pikërisht sot mbushen 20 vjet nga dita, kur 20 mijë shqiptarë hipën në anijen Vlora, dhe në harkun e disa orëve zbarkuan në Bari. Ishte një episod dramatik në historinë tonë prore dramatike. Atë mot Shqipëria ish ende në hyqmin e Ramis Alisë; udhëheqësi komunist drejtonte tok me një qeveri Grand Koalicion të drejtuar nga Ylli Bufi e të pagëzuar me emrin “Qeveri e Stabilitetit”, të cilën do ta rrëzonte Berisha katër muaj më vonë, në dhjetor. Në anën tjetër ishte – e mbani mend? Duket sikur kanë kaluar 100 vjet – Gulio Andreotti. Qeveria e këtij të fundit i futi shqiptarët në stadiumin e Barit, dhe u vuri drynin dyerve. Ishte fyese ajo situatë për shqiptarët, por ngjarja ka qenë e vështirë për t’u administruar, sidoqoftë. Pati dhe përleshje mes policisë në roje të stadiumit, dhe një grupi shqiptarësh (nja dyqind), të cilët nuk pranuan të trajtoheshin në atë mënyrë.

Versioni online i gazetës La stampa kish nxjerrë nga arkivat e veta artikuj e shkruar me këtë rast. Binin në sy titujt “shqiptarët i ikin ferrit e përfundojnë në një tjetër ferr”, “të shtëna e të lënduar në Bari mes policëve e refugjatëve”, “politika adriatica zero”, “në stadium plas lufta”, etj. Do ish kureshtare të hapnim dhe ne gazetat e asaj kohe (dy-tre gazeta kanë qenë), e sidomos arkivat e TVSH-së.

***

E meqë respublica.al si portal na sjellë përshkrimin e mësipërm është momenti që të kujtojmë se dje ishte 7 gushti. Dy vjet më përpara katër policë u vranë në një aksion të dështuar për kapjen e Dritan Dajtit. Njësoj si vjet, as sivjet askush nuk u kujtua për katër jetët e humbura. Policët u nderuan vetëm në vitin 2009 dhe me kaq u mjaftua politika dhe policia shqiptare. Kolegët e tyre humbën jetën në një aksion që në çdo vend perëndimor do shkaktonte furtunë. Për këtë aksion më shumë u përfol sesa u fol dhe u shkrua. Flitet për një zyrtar të lartë të policisë me gisht në këtë masakër, për dekonspirim, për mospërgatitje siç duhet, etj. Shumë teza janë hedhur, por e vërteta ende nuk është zbardhur, njësoj si të vërtetat për shumë ngjarje të rënda të viteve të fundit.
                                                            (©/Tema/Alb-Portal)

0 comments:

About This Blog

Lorem Ipsum

  © Blogger templates Newspaper III by Ourblogtemplates.com 2008

Back to TOP