Vdesin 22 trupa speciale nga ekipi që vrau Bin Laden. Humbja më e madhe e SHBA në Afganistan
Komandot e Seal Team Six humbën jetën në atë që njihet si humbja më e madhe për këtë skuadër elitare. Po ashtu, me 31 të vdekur në total, kjo është humbja më e madhe e SHBA në Afganistan në një incident të vetëm.
Mësohet se helikopteri është rrëzuar me një raketë nga talebanët. Humbja e kaq shumë trupave speciale do të jetë një goditje e rëndë për njësinë, që ka një rol qendror në sulmet ndaj liderëve talibanë në Afganistan.
Humbja vjen në një moment delikat kur amerikanët po tentojnë të kalojnë përgjegjësinë për sigurinë tek forcat afgane. Shtatë ushtarë afganë ishin gjithashtu në helikopterin e rrëzuar.
Presidenti Obama shprehu pikëllimin e tij për këtë humbje. Homologu i tij afgan i dërgoi ngushëllime atij.
(©/Tema/Alb-Portal)
0 comments:
Post a Comment