Pages

Powered by Blogger.

Popular Posts

Labels

About

Blogger news

Blogroll

Blogger templates

Sunday, August 7, 2011

Selena Gomez ndahet nga Justin Bieber

Sipas raporteve nga revistat britanike, Justin Bieber dhe Selena Gomez janë ndarë - pasi ylli i Disney i tha Bieberit se nuk i pëlqente miqtë e tij të rinj të muzikës. 

Aktorja Gomez, e cila është frekuentuar me Bieberin që në fillimin e vitit, e ka lënë 17 vjeçarin sepse është e shqetësuar për influencën që miqtë e tij të rinj mund të kenë tek ai. 

Në javët e fundit Bieber ka kaluar më shumë kohë publikisht me Sean Kingston, reperin Lil Wayne dhe Chris Brown që ka një këngë me këngëtarin kanadez. 

"Selena i ka thënë të mos rrinte me këta njerëz sepse nuk donte të influencohej nga shokët e tij. Ata u grindën dhe vendosën të rrinin larg njëri tjerit për ca kohë" ka thënë një burim. 

Megjithatë, thuhet se Justin ka mbetur shumë keq pas debatit të tyre.

Vlorë, panairi i librit zgjon interesin e qindra lexuesve

Vlorë, panairi i librit zgjon interesin e qindra lexuesve
VLORË- Edicioni i 13-të i Panairit të Librit "Vlora 2011", që është çelur në qytetin e Vlorës prej datës 5 gusht, ka zgjuar interesin e qindra lexuesve, qytetarë vlonjatë dhe pushues nga rrethe të ndryshme të vendit, madje edhe të huaj. Në orët e mbrëmjes, stendat e këtij panairi vizitohen nga mjaft dashamirës të librit, të cilët interesohen për titujt e rinj, apo për botime të muajve të fundit si dhe të tjera të realizuara më parë.

Panairi i Librit "Vlora 2011" ka shtuar më tej gjallërinë në mjediset e Skelës, që tashmë në verë shndërrohet në epiqendrën e jetës në Vlorë. Panairi i Librit "Vlora 2011", ka hyrë në edicionin e tij të 13-të. Në të janë përfaqësuar 50 botues nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia, me rreth 10.000 tituj librash.

Mes tyre përfshihen shtëpitë botuese "Toena", "Onufri", "Dudaj", "Scanderbeg Books", "Bota Shqiptare", "Fan Noli", "Alb-As", "IDK", Akademia e Shkencave e Shqipërisë, si edhe mjaft shkrimtarë vlonjatë, që kanë stendat e tyre.

Sot në mbrëmje pritet të zhvillohet ceremonia zyrtare e çeljes së panairit, ku të ftuar do të jenë shkrimtarë, poetë, akademikë e personalitete të jetës publike nga Shqipëria dhe trevat e banuara nga shqiptarët.

Gjatë ditëve të panairit do të ketë një numër aktivitetesh, ku përfshihen edhe ato të prezantimit të krijimeve nga autorë vlonjatë si historiani Bardhosh Gaçe, apo Miliano Stefa, Çlirim Hoxha, Hiqmet Meçaj, Myrteza Mara, Lefter Çipa, Nase Jani, etj. Panari do të qëndrojë i hapur nga ora 18.00-24.00, për periudhën 5-12 gusht. Ky aktivitet organizohet nga Shoqëria e Librit Shqip dhe Bashkia e Vlorës, me mbështetjen e Klubit "Petro Marko", Shoqatës Kulturore Atdhetare "Ismail Qemali", shoqatës "Labëria", Qendrës Kulturore Vlorë, Bibliotekës Publike "Shevqet Musaraj", etj.

Ky aktivitet është i dyti që organizohet gjatë këtij viti në qytetin e Vlorës. Në muajin prill u përfaqësuan 40 botues me rreth 5000 tituj.

Facebook ofron shpërblime për Hacker-at që do ta sulmojnë


LAS VEGAS – Në “DefCon hacker conference” këtë fundjavë në Las Vegas, një ekip nga Facebook ka lëshuar një mesazh jo të zakonshëm: “Ju lutemi të na sulmoni. Do të ju paguajmë mirë”.

Ekipi i drejtuar nga Joe Sulliva, shefi i departamentit të sigurisë së Facebook, promovoi programin e ri “gjuetia ndaj defekteve”, i cili paguan studiuesit që gjejnë defekte në rrjetin social.

Facebook do të paguaj një minimum prej 500 dollar për cdo informacion të vlefshëm, në këmbim nga Hacker-at, të mos hapin lajmin për defektin deri sa Facebook ta sistemoj atë. Programi ka nisur që javën e shkuar dhe deri tani ka lëshuar një shpërblim për më tepër se 3 mijë dollar ndaj një personi që raportoi një defekt.

Për tu paguar Hacker-at duhet ta raportojnë të parët defektin dhe nuk duhe të jenë resident në një shtet jasht sanksioneve të SHBA. Hacker-at as nuk duhet të vjedhin informacione apo ti shkatërrojnë ato.

About This Blog

Lorem Ipsum

  © Blogger templates Newspaper III by Ourblogtemplates.com 2008

Back to TOP