Pages

Powered by Blogger.

Popular Posts

Labels

About

Blogger news

Blogroll

Blogger templates

Monday, August 8, 2011

Lulëzim Basha “do mbrojë” konsumatorët, me 7 “vrasës” të konsumatorëve


Modeli i paturpshëm mashtrues e demagogjik i politikës dhe pushtetit të pamoralshëm “SALI” u fut në përdorim dhe në veprimtarinë e bashkisë Tiranë, prej manekinit të Sali Berishës, kryebashkiakut Lulëzim Basha, klonuar si “kryetar” me vota të manipuluara prej 60 ditësh në “inkubatorin” KQZ e Kolegj Zgjedhor. Pas komedisë “E premtja e zërit të qytetarëve” me 2000 takime për 2 orë, LULI u shfaq ekraneve, ulur “gju më gju” me qytetarët, me një bllok mbi gjunjë, duke mbajtur shënim hallet tyre. Pas kësaj, shpiku “formularin e zërit të qytetarëve”, ku çdo qytetar ka të drejtë të prezantoj hallin që ka dhe ta dorëzoj atë, tek “zyra e qytetarit”. Pas formularit, njoftoi se ka vendosur një numër telefoni, për të “dëgjuar zërin denoncues të qytetarëve”, tamam si ai numri komik “anti-korrupsion” që vendosi Saliu në vitin 2005. Në vazhdim të demagogjisë e talljes me qytetarët e Tiranës, LULI njoftoi se ka ngritur Agjencinë e Mbrojtjes së Konsumatorit, të përbërë nga një “ushtri” prej 200 inspektorësh. Kjo agjenci, drejtohet nga Edmondi i LSI (jo nga Edmond P…. i diplomacisë shqiptare) dhe ka në “komandë” 7 zyrtarë të lartë të qeverisë ‘SALI”. Të përzgjedhurit e Bashës, përveç standardit si militantë dhe të afërm familjarë të pushtetit dhe si rrogëtar të majmë edhe pranë bashkisë Tiranë, do të mbahen mend si njerëz kukulla, pa interes dhe pa fuqi për të mbrojtur konsumatorin. Pse? Sepse janë po ato personazh, që prej vitesh si drejtues të lartë nëpër ministri e institucione të mbrojtjes së konsumatorit, kanë dhënë prova të plota, që janë tallur me konsumatorin, duke lejuar e mbuluar edhe krime që kanë shkatërruar jetën dhe financat familjare të konsumatorëve, duke mbrojtur autorët e këtyre krimeve. Profilet e punës drejtuese të këtyre 7 drejtuesve të Agjencisë së (Mos)Mbrojtjes së Konsumatorit, të përzgjedhur nga kryebashkiaku demagog i modelit “SALI”, janë këto:

GANI MOKA, Drejtor i Siguri-Cilësisë Ushqimit në Ministrinë e Bujqësisë:
Veprimtaria e tij si Drejtor i Sigurisë dhe Cilësisë së Ushqimit në ministrinë e Bujqësisë, shquhet nga formalizmi, falsiteti dhe indiferenca e plotë ndaj tregut të ushqimeve “vrasëse”. Në 453 raportet informuese që ka bërë në lidhje me sigurinë dhe cilësinë e ushqimeve që hanë shqiptarët, 405 prej tyre flasin “për cilësi dhe siguri” të lartë ushqimesh vendi e importi në tregun shqiptar. Ndërsa 31 raportime janë me “pak probleme anësore, që nuk cenojnë shëndetin e konsumatorit” dhe vetëm 17 kontrolle raportime “janë me probleme”, madje dhe këto… në tregun ambulator. Ndërsa kontrollet që ushtrohen, bëhen sa për evidence pune, raportet hartohen me lustra, mbasi nuk tregojnë të vërtetën që tregu shqiptar është i tej-mbushur me ushqime e produkte “vrasëse”.

TEUTA MYRSELI, Drejtore e Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë:
Drejton sigurinë ushqimore në tregun veterinar. Ky është tregu më i “helmuar” dhe I ndotur, që vret përditë shqiptarët me ushqime e produkte të skaduara, të infektuara dhe super të ndotura. Kjo drejtori ka si bilanc 1466 kontrolle në Tiranë dhe 3980 kontrolle në rrethe. Raportet për kontrollet e ushqimeve dhe nënprodukteve me bazë shtazore, janë hartuar me cilësimin 80% gjendje shumë e mirë, 12% gjendje jo problematike, 7% për ndërhyrje organizative në administrim magazinimi e tregtimi dhe vetëm 1 % janë raste që duhen bllokuar. Mjafton të shikosh se si shiten bulmetrat në rrugë e tregje publike, si shiten produktet e mishrave, se çfarë cilësie kanë prodhimet veterinare të gjalla e të përpunuara nga importi e vendi dhe kupton, se sa e mbron konsumatorin kjo drejtori.

ENVER ROSHI, Drejtor i Institutit të Shëndetit Publik:
Zyrtarisht është drejtues i qendrës më të fuqishme të mbrojtjes së konsumatorit, por praktikisht institucioni që ai drejton dhe vetë ai, janë shërbim dhe drejtor “kukulla”, të komanduara “kokë e këmbë” nga pushteti “SALI”. Në 6 vite, ka ushtruar 19 mijë e 182 kontrolle në tregjet publike, ambulante, në dogana, në pika shumice, në magazina qendrore firmash, në super-markete, në rrugë e tezga. Raportet e hartuara, në 92% të rasteve flasin “për ushqime produkte të sigurta me cilësimin shkëlqyer”, 5% e rasteve thonë se “ka më pak probleme në kushtet e magazinimit” dhe në vetëm 3 % të rasteve “ka shqetësime”.

ALTIN GOXHAJ, Drejtor i Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorit:
Eksponenti i mirënjohur i demagogjisë, i mashtrimeve dhe pazareve të pista me postin si drejtor i Zyrës Mbrojtjes së Konsumatorit. Veprimtaria e tij nën “veladonin” e kësaj zyre zhvillohet me intervista në TV, me shkrime gazetash e copa letrash kërcënimi, drejtuar bizneseve e shërbimeve publike, të cilat paraqiten si “të dërguara nga konsumatorët”, ose si “informacione që do t’i shkojnë tatimeve, policisë kriminale dhe kryeministrit”, duke nënkuptuar “gjoba për t’i mbyllur si probleme”. Njihet si përvetësues e përfitues fondesh në miliona euro nga donacione të huaja dhe i financuar ilegalisht me fonde nga pushteti. Shërbëtor politik i pushtetit në demagogjinë e mbrojtjes së konsumatorit dhe propagandist aktiv i Lulëzim Bashës dhe i qeverisë në fushatën elektorale të 8 majit 2011. Person me 447 denoncime dhe 7 dosje në prokurori për mashtrime-presione-abuzime.

ARIELA STRUGA, Drejtore e Vlerësimit të Riskut, Autoriteti i Ushqimit:
Drejtuese kukull e një institucioni me veprimtari totalisht fiktive. Në 312 raste të evidentuara e të denoncuara, ka dhënë mbështetje për import eksportet ushqimore me vlerësime false, me cilësimin “Veprimtari e rregullt”. Në 1784 kontrolle në tregun monopol dhe në tregun masiv të shumicës, vetëm në 9 raste janë pasqyruar “vërejtje të vogla, për shkak dokumentacioni”. Ka unison dhe përmbajtje të njëjtë me raportet e institucioneve e ministrive të tjera bashkëpunuese, në vlerësimin fiktiv të sigurisë ushqimore dhe riskun që ka shëndeti i qytetarëve, duke e paraqitur tregun dhe shërbimet publike si “cilësore e të sigurta, me standarde europiane”.

ZEF PREÇI, Drejtori Qendra Shqiptare Kërkime Ekonomike:
Figurë publike si “profesor idealist” në sektorin e ekonomisë. Nuk ka asnjë lidhje me konsumatorin dhe nuk ka asnjë angazhim minimal publik ose shoqëror në aktivitetin për mbrojtjen e konsumatorit. I provuar në vitin 2005, pranë kabinetit të kryeministrit Fatos Nano, si këshilltar i konkurrencës dhe mbrojtjes së konsumatorit në hidrokarburet e importit e të vendit. Nuk tha asnjë fjalë për  helmimin dhe “vrasjen” e qytetarëve e të makinave, prej cilësisë së dobët dhe çmimeve të larta të hidrokarbureve që futeshin në tregun shqiptar.

PRANVERA KASTRATI, Drejtore e Mbikëqyrjes së Tregut, në METE:
Drejton zyrtarisht Drejtorinë e Mbikëqyrjes së Tregut, në Ministriën e Ekonomisë-METE Kjo drejtori është institucioni më i pabesueshëm, madje bashkëpunues më ata individë e grupe biznesesh, që vjedhin dhe shkatërrojnë shëndetin e konsumatorëve shqiptarë. Po përmendim vetëm katër fakte:
1. Ish-ministri Ilir Meta u kap me bllok në dorë, duke bërë pazare me të drejtën e tregut, në tenderat e naftës dhe energjisë elektrike.
2. Lejon futjen dhe konsumin në tregun masiv shqiptar, të “naftës vrasëse Virgin” e të gjithë hidrokarbureve helmuese. Lejon përdorjen e çmimeve të larta abuzive në karburante dhe naftë, benzinë e gaz.
3. Lejon kompanisë CEZ, të vjedh konsumatorin me tarifa të larta rekord në rajon e Europë dhe me fatura familjare e biznesi 10-15 herë më të larta se konsumi real i energjisë.
4. Lejoi KESH-in të bënte manovra tregu me eksportin e energjisë elektrike, duke shkaktuar përmbytjen masive të veriut të Shqipërisë.
Kaq mjafton, për të krijuar bindjen, se kjo drejtore nuk do ta mbroj por do ta shkatërroj dyfish konsumatorin edhe si drejtore me njëjtën veprimtari në bashkinë e Tiranës. Vetëm gjatë 6 muajve të parë të vitit 2011, drejtoria e mbikëqyrjes në METE (META) ka raportuar se ka bërë 2970 kontrolle në shërbime që kanë lidhje me tregun VIP dhe me tregun pranë konsumatorin masiv dhe sipas falsitetit të tyre, ka rezultuar se “vetëm në 3 pika gazi, në 4 pika karburanti dhe në 12 autobote transporti nafte e benzine, ka patur “mangësi për sigurinë e çisternave gjatë transportit dhe shkarkimit”. Ndërsa për cilësinë e naftës, gazit, benzinës e hidrokarbureve të tjera, sipas kësaj drejtorie “nuk ka asnjë shqetësim”.

0 comments:

About This Blog

Lorem Ipsum

  © Blogger templates Newspaper III by Ourblogtemplates.com 2008

Back to TOP