Pages

Powered by Blogger.

Popular Posts

Labels

About

Blogger news

Blogroll

Blogger templates

Monday, August 8, 2011

Superkupa e Djajve, Manchester United fitore ndaj City-t

Superkupa e Djajve, Manchester United fitore ndaj City-tManchester United ka shënuar fitore sensacionale ndaj rivalit historik Manchester City-t në momentet përfundimtare të takimit të zhvilluar në Ëembley i vlefshëm për Superkupën e Anglisë, me rezultat 3-2 dhe atë, pas disavantazhit prej dy golash. 

Ndeshja filloi tepër e baraspeshuar me Unitedin që dominoi në posedim dhe në përgjithësi në lojë. 

Sidoqoftë, pas disa gjysmë rasteve ishte David Silva ai që nga goditja e dënimit ia servoi në kokë topin mbrojtësit JoLeon Lescott, i cili pa prolem shënoi për 1-0 (38’). Aty hasi në një reagim të dobët i portierit De Gea, i cili po e zhvillonte debutimin zyrtar në fanellën e Djajve. 

Përsëri në shprehje erdhi De Gea. Në fund të pjesës së parë Edin Dzeko nga 30 metra lansoi një goditje jo dhe aq të papërshtatshme që u shndërrua në gol falë intervenimit katastrofal nga gardiani spanjoll (45’), 2-0. 
Sir Alex Ferguson njihet si motivues i përkryer dhe pasi zëvëndësoi tri lojtarë titullarë dhe futi në lojë tri lojtarë të rinj me të filluar pjesa e dytë, skocezi aplikoi presion mbi rivalin. 

Një harkim i Ashley Young nga gjuajtja e lirë përfundoi në këmbët e Chris Smalling (52’) i cili shkriu epërsinë e Cityt në 2-1. 

Dhe presioni i United vazhdoi deri në minutën e 58-të, kur pas një aksioni të përbashket të Rooneyt, Tom Cleverleyt dhe Nanit, shënoi ky i fundit për 2-2 dhe rikthimin në lojë të Djajve. Ishte ky aksion tipik me një prekjke në hapësirë të vogël. Edhe më mirë se Barcelona… 

Në vazhdim ndeshja u baraspeshua, me Cityn që rrezikoi seriozisht De Gean nga distanca, por spanjolli ishte më i sigurtë në fund të takimit. 

Një kundërsulm i shpejtë i Manchester United bëri që hero i takimit të shpallej Nani, (90+2’) i cili shënoi për 3-2 dhe fitoren sensacionale. 
Kjo ndeshje garantoi se Liga Premier sezonin e ardhshëm do të jetë shumë e zjarrtë, me Manchester Unitedin si favorit absolut për ta mbrojtur titullin, duke parë dhe lojën fantasike të shfaqur në pjesën e dytë. 

0 comments:

About This Blog

Lorem Ipsum

  © Blogger templates Newspaper III by Ourblogtemplates.com 2008

Back to TOP