Pages

Powered by Blogger.

Popular Posts

Labels

About

Blogger news

Blogroll

Blogger templates

Wednesday, August 10, 2011

Buxhuku: Shteti të ndërhyjë për normalizimin e situatës në Bulqizë

Buxhuku: Shteti të ndërhyjë për normalizimin e situatës në BulqizëTIRANE- Administratori i Përgjithshëm i "Alb Konfindustria", Gjergj Buxhuku, duke marrë shkas nga ngjarja në minierën e Bulqizës, ku janë ngujuar prej 17 ditësh në grevë urie punëtorë të kësaj miniere, i kërkoi institucioneve shtetërore të ndërhyjnë në zbatim dhe me forcën e ligjit, në mbrojtje të standardeve demokratike të tregut të lirë, të pasurisë kombëtare dhe të drejtës së pronës private.

"Nëse nuk do të veprohet me vendosmëri dhe qëndrueshmëri rasti i Bulqizës do të ishte një precedent shumë i rëndë me pasoja të pallogaritshme ekonomike, deri dhe në kërcenimin e qëndrueshmerisë shoqërore të vendit", thekson Buxhuku në një njoftim për shtyp të "Al Konfindustrias".

Duke respektuar plotësisht si të ligjshme kërkesat e punëmarrësve të minieres së Bulqizs për pagë dhe kushte më të mira pune, njëherazi, thuhet në deklaratën e "Al Konfindustrisë", kundërshtojmë vendosmërisht për vendin e zgjedhur, mënyrat dhe mjetet me të cilat kërkojnë që të arrijnë kërkesat e tyre grevistët.

"Alb Konfindustria" gjithashtu i bën apel institucioneve shtetërore përgjegjese të kërkojnë nga koncesionari privat respektimin e të gjitha detyrimeve ekonomike dhe financiare, që i detyrohen punëmarrësve, mbështetur në marrëveshjet ligjore në fuqi.



                                                     (©/BalkanWeb/Alb-Portal)

Rio de Janeiro, foto e Amy Winehouse mbi doza kokaine (FOTO)

Një band trafikantësh brazilian droge kanë përdorur foton e këngëtares së vdekur britanike Amy Winehouse mbi qeset e drogës që shisnin. Kjo është përdorur prej tyre për të rriitur më shumë shitjet e dozave të kokainës. Lajmi është bërë publik nga policia braziliane, e cila pas një operacioni në Rio de Janeiro ka sekuestruar doza të vogla kokaine me fytyrën e këngëtares, dhe një dozë e tillë kushtonte 10 euro. 








                                                                    (©/BalkanWeb/Alb-Portal)



Kroaci, turizmi shënon rritje rekord që nga fillimi i vitit

Kroaci, turizmi shënon rritje rekord që nga fillimi i vititZAGREB- Kroacia është duke thyer rekorde për sa u takon vizitave të turistëve, sidomos në bregdetin e Adriatikut, me një rritje prej 8 për qind të numrit të turistëve e regjistruar që nga fillimi i 2011, shprehu kënaqësinë sot ministri i Turizmit, Damir Bajs.

"Nëse flasim për shifra të vizitave dhe rezervimet 24-orëshe, është shumë e sigurt se flitet për vitin më të suksesshëm për turizmin kroat", deklaroi Bajs në televizionin kombëtar, HTV.

"Kishim njoftuar një stinë të mirë. Ajo nuk ka mbaruar ende, por shifrat tregojnë se mund të jetë më lart nga parashikimet tona", shtoi ai.

Sipas shifrave të publikuara nga Ministria e Turizmit, 6,2 milionë vizita turistike janë regjistruar në periudhën janar-korrik, gjë që përbën një rritje prej 8 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë në 2010, ose rreth 450 000 turistë më tepër. Rreth tre milionë turistë, 2,7 milionë prej të cilëve të huaj, janë regjistruar në korrik, gjë që përbën një rritje prej 4,8 për qind në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, që përbëjnë gjithsej 9,8 milionë rezervime në 24 orë (+3%).
Numri i vizitave turistike është rritur gradualisht në Kroaci që prej përfundimit të luftës së viteve 1991-95, për të arritur në 2008, vit rekord, në rreth 11,3 milionë (ndër të cilat 9,4 milionë të huaj) për një vend me 4,2 milionë banorë.

Kroacia, e goditur rëndë nga kriza ekonomike botërore që prej 2009-s, mbështetet këtë vit tek turizmi për të rifilluar me rritjen ekonomike. Pas një rënieje prej 5,8 për qind të PBB-së së saj në 2009-n dhe me 1,2 për qind në 2010-n, ky vend i Ballkanit, që pritet të anëtarësohet në Bashkimin Evropian në 2013, ka vazhduar me një recesion në 2011, duke shënuar rënie prej 0,8 për qind në tremujorin e parë, në ritëm vjetor. Sipas shifrave zyrtare, në 2010-n, Kroacia ka regjistruar 10,6 milionë vizita turistike, ndërkohë që sektori ka sjellë të ardhura me vlerë 6,2 miliardë euro.

                                                   (©/BalkanWeb/Alb-Portal)

Ora e të Rinjve, vendoset në qytetin e Korcës

Ora e të Rinjve, vendoset në qytetin e KorcësKORCË- Qyteti i Korcës tashmë ka një orë të re të cilësuar si ora e të rinjve. Projekti i prezantuar pak muaj më parë nga Bashkia e Korcës dhe studentë të arkitekturës në Tiranë tashmë është bërë realitet.

Ora e të Rinjve është vendosur sot në parkun Rina, përballë Universitetit “Fan Noli” në Korcë, nën praninë e dhjetëra të rinjve të këtij qyteti, duke pasur për motiv ritmin e kohës dhe dinamikat e saj.

“Synojmë që të krijojmë një koleksion orësh publike, të gjitha të ndryshme nga njëra-tjetra por të gjitha me dizajn modern apo klasik, për t’i kthyer jo vetëm në një aksesor të dobishëm për qytetin dhe qytetarët, por edhe në një atraksion turistik për vizitorët”, u shpreh kryetari i Bashkisë së Korcës, Niko Peleshi.

Ora e të Rinjve vjen si dhuratë për të gjithë studentët e universitetit “Fan Noli” në Korcë, pak para fillimit të vitit të ri akademik, ndërsa është një investim i bizneseve të qytetit dhe nisi si projekti i Bashkisë dhe studentëve, pas kundërshtive të të djathtëve në Këshillin e vjetër Bashkiak për riparimin e orës së vjetër në qendër të qytetit.



                                                             (©/News24/Alb-Portal)

Korcë, mijëra vizitorë nesër në festën e birrës

KORCË- Cdo vit mijëra njerëz nga e gjithë Shqipëria por jo vetëm mblidhen në Korcë për të marrë pjesë në festën e birrës. E motivuar nga birra Korca, birra e parë shqiptare që daton prej vitit 1928, ky vit shënon edhe 5 vjetorin e këtij festimi. Në ditë para nisjes së festës, në parkun Rinia janë duke u bërë edhe përgatitjet e fundit, në ngritjen e stendave, vendosjen e afishave, shtimin e kapacitetit të tavolinave dhe stolave, të cilët do të jenë në dispozicion të qytetarëve në 4 netët e festës.

Sipas organizatorëve birra Korca padyshim që do të ketë hapsirën më të madhe në festë, pasi është birra e qytetit dhe përbën një krenari për të gjithë qytetarët korcarë.
“Birra Korca, e cila është birrë e qytetit sigurisht që do të ketë një vend kryesor në festën e birrës. Tashmë është hera e 5-të që kjo birrë është baza e festës së birrës në Korcë. Cilësohet jo vetëm birra më kryesore, pasi merr numrin më të madh të cadrave, por sigurisht të gjithë kur vijnë në Korcë, nuk kanë si të mos shijojnë birrën e qytetit, birrën Korca”, u shpreh Drejtoresha e Turizmit në Bashkinë e Korçës, Sofjola Kotelli.

Korcë, mijëra vizitorë nesër në festën e birrësEdhe drejtues të birrës Korca tregojnë se ashtu si një vit më parë do të paraqiten bindshëm në festë për të korrur suksesin e radhës.
“Kompania birra Korca është një nga nismëtaret dhe pjesëmarrëset kryesore në festën e birrës në qytetin e Korcës, të bërë tashmë një traditë unike. Edhe këtë vit birra Korca do vijë me risitë e saj në këtë festë, duke qënë më e madhja dhe më plotësuesja e kësaj feste. Vajzat tona do të shfaqin imazhin e vajzës bionde dhe vajzës brune, të cilat lidhen me të dyja produktet, tashmë simbol të kësaj birre, sic janë birra bionde dhe birra e zezë. Të gjithë qytetarët do kenë mundësi të shijojnë këtë birrë, e cilësuar dhe e vlerësuar si birra më e mirë shqiptare në treg. Birra Korca vjen edhe me produkte të reja të cilat do të zhvillojnë më tej tregun e birrës në Shqipëri. Ne garantojmë se birra Korca do jetë imazhi i birrës së parë që vazhdon traditën deri tani”, tha Drejtori i birrës “Korça” Ropi Miti.

Festa e birrës do të nisë mbrëmjen e së enjtes me një show festiv. Me këngëtarë të njohur të skenës shqiptare dhe të huaj dhe do të vijojë për 4 netë me radhë, ku ndryshe nga një vit më parë do të jetë edhe prania e trupave diplomatike, ambasadorja gjermane, ai i OSBE, i Holandës etj, të cilët do të shijojnë atmosferën festive, birrën dhe produktet e saj. Një vit më parë kjo festë regjistroi 50 mijë vizitorë.



                                                          (©/News24/Alb-Portal)

Durrës, gjendet i vdekur në shkallët e pallatit një 55-vjecar


Durrës, gjendet i vdekur në shkallët e pallatit një 55-vjecarDURRËS- Një 55-vjecar është gjetur i vdekur në shkallët e pallatit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit, mbrëmjen e sotme rreth orës 21:00.Viktima Agron Guri është gjetur pa jetë në shkallët e pallatit ku edhe jetonte, nga fqinjët e tij.
Dyshohet se shkak p
ër vdekjen ka qënë përdorimi i tepërt i alkoolit.
Pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të vërtetojë dyshimet e hedhura për një vdekje të ndodhur nga përdorimi i alkoolit.




(©/BalkanWeb/Alb-Portal)

Brazili i yjeve mposhtet nga Gjermania

Kombëtaria e Gjermanisë ka mposhtur "samban" Braziliane me rezultatin 3-2 në një ndeshje miqësore të luajtur në gjermani.Gjermani ka treguar se është akoma e fortë për Brazilin. 

Gjermania ka arritur të shënojë me anë të Schweinsteigerit në minutën e 61′ me anë të një 11-metërsh.Më pas Gotze në minutën e 67′ dyfishon rezultatin në 2-0. 

Më pas vjen goli i Robinhos me anë të një 11-metërshi duke e çuar në 2-1.Schurrle shënon për gjermaninë në minutën e 80′ 

Duhettë vijë edhe goli i talentit të mirnjohur brazilian Neymar në minutën e 92′ duke e çuar në 3-2. /albeu.com/ Alb-Portal

Arsenal, largimi i Fabregas dhe Nasri, çështje orësh


Tashmë duket e sigurtë: dy mesfushorët, Çesk Fabregas dhe Samir Nasri, do të largohen nga Arsenali. Siç bëjnë me dije mediat britanike, largimi i tyre është çështje orësh.
Fabr
egas, për të kaluar tek Barcelona, ka vendosur që të heqë dorë nga 5 milionë euro nga paga e tij, ose një milionë për çdo vit. Me këto para, oferta e Barcelonës rritet nga 29 milionë euro në 34 dhe bashkë me bonuset mund të shkojë 40 milionë, aq sa kërkon dhe Arsenali.
Nasri ndërkohë ka vendosur përfundimisht që mos të rinovojë kontratën dhe për këtë arsye Arsenali ka vendosur që ta shesë këtë verë për 25 milionë euro, duke qenë se vitin tjetër kontrata e tij përfundon dhe do të largohej me kosto zero. Francezi pritet që të zyrtarizohet në orët në vijim si lojtar i Mançester Sitit.
Por, Arsenali rrezikon të humbasë edhe mesfushorin rus, Arshavin, që kërkohet nga Anzhi.
                                                                     (©/Tema/Alb-Portal)

Juventus në sulm frontal, kërkon kthimin e titujve të hequr


Juventusi tashmë ka vendosur që të hidhet në një sulm frontal, në mënyrë që t’i rikthehen dy titujt e hequr nga Federata Italiane e Futbollit.
Presidenti i bardhezinjve, Andrea Anjeli, ka mbajtur një konferencë të posaçme në romë, ku ka thënë se Juventusi, pas zbulimit të fakteve të fundit, do të bëjë gjithçka për të rikthyer titujt e fituar në fushë dhe që ju hoqën në mënyrë të padrejtë në tavolinë.
“Titullin e vitit 2005-2006 e fituam në fushë me 91 pikë, ndërsa dikush tjetër na e grabiti në tavolinë. U konsiderua si titulli I të ndershmëve, por në fakt është një titull i paraparë. Do të luftojmë në të gjitha institucionet që të na rikthehet”, është shprehur presidenti i Juventusit, Andrea Anjeli.
Ky i fundit ka thënë se është bërë një trajtim i pabarabartë për Juventusin në vitin 2006 dhe tashmë ka ardhur koha që drejtësia të vihet në vend.
Anjeli i është referuar fakteve të fundit të prokurorisë, e cila ka zbuluar se edhe Interi, ekipit që ju dha titulli i Juventusit në tavolinë, ka qenë i përfshirë në ndikimin tek gjyqtarët.
Për këtë arsye, bardhezinjtë kërkuan që Interit t’i hiqet ky titull dhe t’i kthehet Juventusi, por Federata nuk e mori parasysh këtë kërkesë, duke qenë se sipas ligjit italian, një çështje, nëse kalon 5 vjet, nuk mund të rihapet më.
Për këtë arsye, Anjeli ka thënë se Juventusi do t’i drejtohet Gjykatës Kombëtare Arbitrare të Sportit, gjithë institucioneve të mundshme të drejtësisë në Itali dhe po ishte e nevojshme, edhe Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.
Anjeli ka thënë se Juventusi i është krijuar një dëm shumë i madh ekonomik dhe moral, por, nëse Federata Italiane e Futbollit vendos që t’u riktheje bardhezinjve dy titujt e hequr, atëherë çështja mbyllet me kaq dhe Juventusi nuk do të kërkojë dëmshpërblim.
Juventusi është ekipi që ka vuajtur më shumë nga procesi “Kalçiopoli”, edhe pse në fakt u zbuluan fakte inkriminuese edhe për melanin, Fiorentinën dhe disa ekipe të tjera.

Së fundmi, kanë dalë në skenë përgjime, të cilët tregojnë se zëvendëspresidenti i Interit, Faketi, që tashmë nuk jeton më, komunikonte në telefon 
me arbitrate dhe me drejtuesit e tyre.
Për këtë arsye, duke qenë se Interi e mori titullin pikërisht për ndershmëri, pasi mendohej se nuk ishte përlyer në këtë çështje, tashmë zikaltërit nuk kanë asnjë të drejtë morale për ta mbajtur këtë titull.
Por, presidenti i Interit, Masimo Morati, vazhdon me hipokrizinë e tij të thotë se ky titull i takon Interit, edhe pse ai u fitua në fushë nga Juventusi, ndërsa faktet e fundit tregojnë se zikaltërit nuk kanë qenë më të pastër se bardhezinjtë.
Tashmë tifozët bardhezinj kërkojnë drejtësi dhe kjo drejtësi nuk mund të vijë veçse me kthimin e titujve të hequr.
Do të ishte minimumi që drejtësia italiane mund të bënte për Juventusin, duke parë si u përndoq dhe shkatërrua ky ekip, një nga më të fortët në Europë dhe botë gjatë atyre viteve.

                                                                        (©/Tema/Alb-Portal)

Serbët nisin të heqin barrikadat e para në veri të Kosovës


Barrikadat që bllokonin rrugën për në kufirin në Jarinje, janë hequr mbrëmë. Agjencia Tanjug thotë se janë hequr barrikadat në Leposaviç. Ndërkohë vazhdojnë të jenë akoma barrikadat në Rudare.

Ashtu siç ishte rënë dakord, mjetet e misionit ndërkombëtar mund të lëvizin në veri të Kosovës. Nuk ka pasur raportime për incidente gjatë heqjes së barrikadave. Këto të fundit u ngritën nga serbët rreth dy javë më përpara pasi qeveria e Kosovës vendosi të dërgojë forcat speciale në dy pikat doganore në veri.












                                                     (©/Tema/Alb-Portal)

Vajza 14-vjeçare e Madonna-s me linjë bukurie

Edhe pse vetëm 14 vjeç, vajza e Madonna-s duket se po ndjek hapat e së ëmës. Pasi hapi një koleksion mode gjatë vitit të kaluar, tashmë Lourdes ka vendosur që të hapë një linjë bukurie. Suksesi i saj pritet të jetë i sigurtë, më shumë për shkak të faktit se është vajza e Madonnas, se sa për cilësinë e materialeve në linjën e saj të bukurisë.







  


                                                               (©/Tema/Alb-Portal)

Hakmarrja, SHBA vret me bombë betoni talebanin që rrëzoi helikopterin me forcat elitare


Një sulm ajror amerikan ka lënë të vdekur talebanin që rrëzoi të shtunën një helikopter amerikan me 38 persona brenda. Mes tyre ishin edhe 22 pjesëtarë të ekipit elitar Seal Team Six, që pati ndërmarrë operacionin për vrasjen e Bin Laden.
Gjenerali Xhon Alen tha se nga sulmi mbeti i vdekur lideri taliban dhe një rebel që qëlloi helikopterin. Alen tha se forcat e NATO-s po e gjurmonin liderin taliban që nga e shtuna. Kur u zbulua vendndodhja e tij, u dërgua një F16 që përdori të ashtuquajturat bomba betoni mbi ta.
Rënia e helikopterit shënoi humbjen më të rëndë të amerikanëve në një incident të vetëm në Afganistan që nga nisja e luftës.

Ermonela Jaho reagon për takimin me Bashën: Politizimi në Shqipëri është i tejskajshëm


Keni lexuar me shume sesa duhet per kete ngjarje. Eshte teper e thjeshte. Kolege te mi te vjeter italiane, qe jane muzikante dhe kane lidhje politike ne Itali, pas shfaqjes se Traviates ne Verona, ku merrnin pjese shume personalitete politike italiane (perfshire dhe presidentin) te entuziasmuar per nivelin e larte artistik te shqipetareve, me pyeten per opinionin tim per idene e organizimit te nje Akademie ne Tirane, ku une te isha ne drejtim te saj (ne Itali termi perdoret per specializim ne nje drejtim artistik mbasi ke mbaruar universitetin). Vende me kulture me te madhe operistike se Shqiperia mbarojne specializime ne Itali ne fushen e artit operistik. Kjo nuk tregon mosvleresim ndaj vetvetes, por force per te mesuar dicka te re, qe nje kulture tjeter te ofron.
Njihnin emrin e Edi Rames, por derisa zgjedhjet ishin ne diskutim, akoma nuk kishin idene nese ai ishte akome ne drejtim te bashkise apo jo. E entuziasmuar nga kjo ide dhe per oportunitetin qe shume te rinj artiste shqipetare do te kishin per t’u ballafaquar me biznesin e botes operistike boterore, dhe duke mos patur mundesine per t’ju dedikuar 100% ketij projekti, u premtova qe do perpiqesha te kontaktoja kedo qe eshte ne drejtim te bashkise, ne momentin e pare qe do kisha mundesine.
Oportuniteti mu krijua kete jave (pasi duhet te vija ne Shqiperi per nje sebep familjar per 3 dite). Kryetari aktual i bashkise me priti shume mire dhe u tregua shume i gatshem qe te mbeshtese projektin, me çdo mundesi qe ai ka. Ne qofte se kryetar bashkie do ishte Edi Rama, une do takoja dhe kerkoja ndihmen e tij, ne qofte se kryetar bashkie do ishte Mao Ce Duni, Hitleri, apo Stalini, ju siguroj qe do beja po te njejten gje.
Ne kete plan une personalisht nuk kam asnje interes financiar, politik, karrierist etj. E vetmja gje qe me shtyu, eshte deshira per te bere diçka te mire per brezin e ri te artisteve shqiptar. Por, ndoshta eshte e vertete fjala e urte popullore ”Asnje veper e mire nuk kalon dot pa u ndeshkuar”.
Me vjen keq qe ne shqipetaret nuk dime as te ndimohemi ndonjehere. Le te shpresojme qe nje dite dashuria per vendin tone do te jete me e forte se epshet tona politike.
Koha do e tregoje
Me respekt.

SHENIM:Sopranoja Ermonela Jaho ka reaguar me anë të një letre për takimin e zhvilluar pak ditë me Lulzim Bashën. Reagimi ka marrë shkas pas kritikave në drejtim të saj në lidhje me takimin me Bashën. Më poshtë është letra e plotë e Jahos

                                                                                (©/Tema/Alb-Portal)

Sherri banal, shqiptari vret grekun 79 vjeçar në Sarandë


Sherri banal i shkaktuar mes dy personave, për motive të dobëta, i ka marrë jetën njërit prej tyre. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Sarandës, mbrëmjen e sotme, ku një shtetas shqiptar pas një sherri banal me një shtetas grek, e ka vrarë këtë të fundit. Top Channel raporton se vrasja ka ndodhur pas një sherri për vendin e parkimit.
Ndërkohë, sipas Ora News, 53-vjeçari Xhemal Kullai ka vrarë në grindje e sipër shtetasin grek, Kostandinos Karadhimas. Gjatë konfliktit Karadhimas është rrëzuar në tokë dhe ka pësuar dëmtime të rënda në kokë. 79-vjeçari i plagosur u dërgua në spitalin e Vlorës, por ndërroi jetë. Kullai jetonte në Francë.
Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një hoteli, të qytetit bregdetar. Ndërkohë që policia ka shoqëruar 8 dëshmitarë okularë.
                                                                               (©/Tema/Alb-Portal)

Miqësorja, Shqipëria fiton me spektakël ndaj Malit të Zi


Kombëtarja shqiptare ka fituar 3-2 miqësoren e zhvilluar në Shkodër me Malin e Zi, duke dhuruar emocione të shumta, pasi ka arritur që të përmbysë rezultatin.
Shqipëria ka zhvilluar një ndeshje spektakolare, sidomos pjesën e dytë.
Kombëtarja jonë kaloi e para në avantazh me anë të Erjon Bogdanit, ndërsa Mali i Zi shënoi dy herë rresht, duke kaluar në avantazh 2-1.
Por, dy golat spektakolarë të Hykës dhe sidomos Hamdi Salihit, që shënoi me gjysëm rafishatë, kanë bërë që Kombëtarja jonë të përmbysë rezultatin dhe të shënojë fitoren e dytë brenda pak muajsh me Malin e Zi.
Kombëtarja jonë ka pasur edhe disa raste të tjera për të shënuar, por në fund rezultati ka mbetur 3-2.
Gjatë ndeshjes janë shënuar edhe disa incidente, teksa tifozët shqiptarë kanë hedhur sende të ndryshme në drejtim të futbollistëve të Malit të Zi.
                                                                          (©/Tema/Alb-Portal)

Kompania ACR fton minatorët për bisedime, ata refuzojnë


 Kompania ACR ka bërë të ditur sot se nesër në orën 10:00 do jetë në qytetin e Peshkopisë për bisedime me minatorët. Sipas kësaj kompanie, bisedimet do mbahen në prefekturën e Dibrës në prani edhe të kryetarit të Bashkisë së Bulqizës. Por minatorët e kanë refuzuar këtë propozim të kompanisë ACR.
Ndërkohë, policia ka nisur procedimin penal për 27 minatorë, të cilët janë organizatorë të protestës që coi sot në bllokimin për rreth dy orë të aksit nacional Bulqizë-Tiranë.
Sipas policisë, protesta e zhvilluar sot ishte e paligjshme, ndaj përgjegjësit do të marrin ndëshkimin e parashikuar në ligj.
                                                                        (©/Tema/Alb-Portal)

Tuesday, August 9, 2011

Digjet banesa në Malësi të Madhe, vdes vajza 3-vjeçare


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë paradites së sotme në Malësinë e Madhe, teksa një vajzë 3-vjeçare është djegur në banesën e vet.
Burime pranë policisë thanë se zjarri ka rënë në një banesë në fshatin Palvar, ku vajza e vogël ka qenë e vetme në shtëpi dhe për këtë arsye nuk ka mundur dot të shpëtojë.
Forcat e zjarrfikësve nuk kanë mundur dot të shkojnë në kohë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që ende nuk dihen motivet e rënies së zjarrit.

                                                                 (©/Tema/Alb-Portal)

Mur kinez, fjalët mbrapsht!



Nga Sokol Balla
Nikollë Lesi do jetë nxehur shumë këto ditë me qeverinë. Ministri i Jashtëm kinez nuk pranoi ta takonte Nikon, pasi kinezët nuk harrojnë sesi në vitin 1997, Niko me një çantë të madhe dhe të fryrë me “materiale propagandistike” për Tajvanin, lobonte publikisht dhe politikisht që Shqipëria t’i njihte pavarësinë. Kinezët jo thjesht kanë para. Ata kanë memorie – siç treguan me incidentin Lesi – por edhe qëllime. Qëllime që ata i kanë në ekspansion dhe jo vetëm në Shqipëri. Kinezët kanë treguar interes për porte, por edhe për ishuj grekë. Ata janë sot “pronarët” e borxhit të jashtëm amerikan. Që të kuptohet se çfarë do të thotë kjo, në teori një ditë Pekinit mund t’i teket t’i thotë Uashingtonit se duhet t’ia kthejë borxhin nesër. Sigurisht që kjo mbetet një mundësi, më shumë teorike. Siç është e pamundur që ushtarët kinezë të ecin në këmbë nga bregu perëndimor i Paqësorit, për të arritur në brigjet e Kalifornisë. Por në teori, sipas përllogaritjeve mbi 150 milionë rekrutët kinezë, nëse vihen në rresht për një, arrijnë të bashkojnë bregun e Kinës me atë të Kalifornisë. Në teori, por gjithmonë mbetet një mundësi.
Në Afrikë sipas të përditshmes komuniste të Pekinit People’s Daily, Kina ka investuar deri më sot 49 miliard dollarë. Miniera, centrale, fabrika, por sigurisht më shumë në industrinë e gazit dhe naftës e për këtë pyesni Sudanin apo Nigerinë. Sipas të njëjtit burim, në 11 shkurt kryeministri i Zimbabves – një vendi ku monedha zhvlerësohet me tre katër zero sa herë Mugabe shfaqet në televizor – i kërkonte zyrtarëve kinezë të çonin brenda vitit në një miliard totalin e investimeve në vend. Investimet kineze në Afrikë korrespondojnë me ikjen e tyre nga Shqipëria në vitet 80. Siç thotë  një shprehje po kineze: “Jepi dikujt një peshk dhe ai do hajë për një ditë, por mësoje si të peshkojë dhe ai do të hajë për gjithë jetën”. Afrimi i Kinës me ne ka nisur që prej vitit 1991 kur regjimi ndryshoi. Erdhi një regjim demokratik, por për Pekinin e kuq rëndësi kishte që iku qeveria që solli ftohjen e raporteve në fund të viteve ‘70. Një strategji që nuk ka ndryshuar e për këtë mjaft t’ju them se sot në ambasadën kineze janë rikthyer prej disa vitesh diplomatë që ishin këtu në kohën e Prishjes së Madhe. Atëherë cili është interesi që regjimi demokratik, i cili në shkurt 1991 kërkoi anulimin e vizitës së kryeministrit Li Peng, sot i ofron liberalizim vizash dhe ekspansion ekonomik? Dhe për më tepër, cili është “peshku” që kërkon Berisha dhe çfarë “leksion peshkimi” do të ofrojnë kinezët në paketë?
Këtë askush nuk e di. Siç nuk di se çfarë fshihet pas 100 milionëve për Parlamentin e ri. Siç nuk di se çfarë fshihet në jet-ët privatë me “targa” arabe, ruse, turke e kineze, që vijnë natën e ikin herët në mëngjes nga Rinasi. Por të gjithë ama e kemi një pyetje: a do t’i paguajmë një kosto ne kësaj?
Në një shkrim shumë vite më parë në revistën Klan, citoja një nga batutat e Nanos, që mërzitej shpejt me skolastikët e Gerhard Priebe-s dhe ashpërsinë e Chris Patten: “Do na fusni në BE apo t’ja q.. robt e ta fus Shqipërinë në Ligën Arabe”.
Sot, ne “robt” që po flasim për këtë çështje, gjithë dilemën e kemi tek “q”-ja simbolike e Nanos. Kina është një emër dhe një vend që duhet respektuar. Por po ashtu duhet të jemi të sinqertë me publikun dhe t’i sqarojmë dilemat që ai ka për afrimin e ri me Kinën. Eshtë shansi për më shumë para. Por edhe për t’iu frikësuar reagimit amerikan ndaj sjelljes së dashur me armikun e tij më të madh ekonomik, financiar, por edhe ushtarak. Si edhe reagimit europian, që mund të vijë pas liberalizimit të vizave me Kinën. Ç’ka do sillte qindra- mijëra kinezë, në pikën më të afërt gjeografike me Bashkimin Europian. Dhe këtu s’po flas fare për dashurinë e papritur me sistemin që ende vret njerëz, vetëm sepse mendojnë ndryshe.
E për më shumë nuk është halli sesa aksione marrin turqit, sa porte kinezët dhe sa xhami arabët. Gjithë çështja është se ndoshta për ndonjë lek më shumë në arkë, për të blerë helikopterë e makina Saliut, vendi ka nxjerrë në shitje, jo asetet, por kohezionin e tij politik dhe orientimin perëndimor.
E këtu jo për të bërë apologji, por krahasuar me “peshkun shpatë” kinez të Saliut, “q”-ja e Nanos mbetet realisht simbolike.
Paradoksalisht kjo është çka duhet të zemërojë vërtet Nikollë Lesin. Pas rekordit të notit, Saliu mburret me numrin e shkallëve që ka ngjitur në murin kinez. Një garë që e nisi në vitin 1996 në Pekin, atje ku u shit Koha Jonë. E po e përfundon tani, kur për një peshk më shumë, po shitet Shqipëria. Shqipëria Jonë.
                                                                    (©/Tema/Alb-Portal)

Pas Dushkut, Basha takon Ermonela Jahon: Do ta bëj Tiranën fole artistësh


Një ditë pasi u takua me aktoren Eliza Dushku, kryebashkiaku Lulzim Basha është takuar me sopranon e njohur, Ermonela Jaho. Në një njoftim për shtyp thuhet se Basha ka mbështetur idenë e Jahos për të ngritur një shkollë operistike në Tiranë.
“Jemi gati të ngremë në Tiranë një fole të yjeve shqiptare të artit dhe skenës, në mënyrë që ata të mblidhen këtu të paktën një herë në vit, duke kontribuar që qyteti ynë të kthehet në një stacion të rëndësishëm dhe një atraksion për artin, turizmin, etj”, u shpreh Basha.
“E vlerësoj shumë mbështetjen që gjeta për ngritjen e një shkolle operistike, pasi kjo do të ndihmojë në promovimin e shumë të rinjve të talentuar, dhe jam dakord për ngritjen e folesë për artistët shqiptarë që kanë sukses në botë”, deklaroi Jaho.
                                                                                                        (©/Tema/Alb-Portal)

Monday, August 8, 2011

Kur ‘harrojmë’ dramat tona

S’u kujtua askush këtej nga anët tona, por u kujtuan gazetarët e së përditshmes italiane me qendër në Torino, La Stampa. Pikërisht sot mbushen 20 vjet nga dita, kur 20 mijë shqiptarë hipën në anijen Vlora, dhe në harkun e disa orëve zbarkuan në Bari. Ishte një episod dramatik në historinë tonë prore dramatike. Atë mot Shqipëria ish ende në hyqmin e Ramis Alisë; udhëheqësi komunist drejtonte tok me një qeveri Grand Koalicion të drejtuar nga Ylli Bufi e të pagëzuar me emrin “Qeveri e Stabilitetit”, të cilën do ta rrëzonte Berisha katër muaj më vonë, në dhjetor. Në anën tjetër ishte – e mbani mend? Duket sikur kanë kaluar 100 vjet – Gulio Andreotti. Qeveria e këtij të fundit i futi shqiptarët në stadiumin e Barit, dhe u vuri drynin dyerve. Ishte fyese ajo situatë për shqiptarët, por ngjarja ka qenë e vështirë për t’u administruar, sidoqoftë. Pati dhe përleshje mes policisë në roje të stadiumit, dhe një grupi shqiptarësh (nja dyqind), të cilët nuk pranuan të trajtoheshin në atë mënyrë.

Versioni online i gazetës La stampa kish nxjerrë nga arkivat e veta artikuj e shkruar me këtë rast. Binin në sy titujt “shqiptarët i ikin ferrit e përfundojnë në një tjetër ferr”, “të shtëna e të lënduar në Bari mes policëve e refugjatëve”, “politika adriatica zero”, “në stadium plas lufta”, etj. Do ish kureshtare të hapnim dhe ne gazetat e asaj kohe (dy-tre gazeta kanë qenë), e sidomos arkivat e TVSH-së.

***

E meqë respublica.al si portal na sjellë përshkrimin e mësipërm është momenti që të kujtojmë se dje ishte 7 gushti. Dy vjet më përpara katër policë u vranë në një aksion të dështuar për kapjen e Dritan Dajtit. Njësoj si vjet, as sivjet askush nuk u kujtua për katër jetët e humbura. Policët u nderuan vetëm në vitin 2009 dhe me kaq u mjaftua politika dhe policia shqiptare. Kolegët e tyre humbën jetën në një aksion që në çdo vend perëndimor do shkaktonte furtunë. Për këtë aksion më shumë u përfol sesa u fol dhe u shkrua. Flitet për një zyrtar të lartë të policisë me gisht në këtë masakër, për dekonspirim, për mospërgatitje siç duhet, etj. Shumë teza janë hedhur, por e vërteta ende nuk është zbardhur, njësoj si të vërtetat për shumë ngjarje të rënda të viteve të fundit.
                                                            (©/Tema/Alb-Portal)

Interi në revolucion, largohen Shnajder, Maikon dhe Eto, vjen Kuçka e Tevez



Interi i sezonit të ri mund të jetë shumë i ndryshëm nga ekipi i sezonit të kaluar. Tre prej lojtarëve kryesore të zikaltërve, Shnajder, Maikon dhe Eto, mund të largohen.
Largimi i Shnajder në fakt duket si një çështje ditësh. Mediat italiane bëjnë me dije se kalimi i tij tek Manchester United është një çështje e sigurtë. Interi do të përfitojë 36.6 milionë euro nga shitja e holandezit.
Edhe Maikon pritet që të shkojë në Manchester, por tek Citi. Brazilianit mund t’i shtohet edhe Eto tek Siti.
Për të zëvendësuar këta lojtarë, Interi ka një plan. Fillimisht nga marrë nga Xhenoa mesfushorin sllovak, Juraj Kucka. Objektivi tjetër, që është edhe më i rëndësishmi, quhet Karlos Tevez. Ky i fundit shihet edhe si goditja e madhe e zikaltërve. Ndërkohë, për të zëvendësuar Shnajder, drejtuesit e Interit janë duke menduar për mesfushorin e Lacios, brazilianin Hernandez.
                                                                                          (©/Tema/Alb-Portal)

Të udhëtosh nëpër Shqipëri? Më mirë spostohemi në Greqi


Kush do e kishte menduar se do kishim bërë pushime në Shqipëri? Derisa bëmë këtë udhëtim, nuk mund të thosha asgjë se ku është Shqipëria, le më pastaj për të treguar diçka për të. Por ja ku jemi, diku mes Malit të Zi e Greqisë duke pyetur veten se ç’po bëjmë këtu.
Sigurisht, gjithë synimi ishte që të shkonim në ishujt e Greqisë për të përjetuar më shumë gallatë. Por, për të shkuar atje, harta jonë në celular vendosi që ne duhej të shihnim Malin e Zi dhe oazin me emrin Shqipëri. Guida jonë e besueshme na tha se kryeqyteti është Tirana, një destinacion që duhej parë si dhe plazhet e bregut të Jonit ishin për të vdekur në to.
Brenda pak kilometrash nga kufiri ne ishim në gjendje që të nxirrnim disa fakte thelbësore për Shqipërinë:
1- Rregullat e qarkullimit janë më shumë si punë udhëzimesh. Shoferët në Shqipëri janë absolutisht të luajtur mendsh: nëse rruga zë tri makina, atëherë harroji ndarjet e korsive; është koha për ta mbushur atë pak vend të mbetur. Në fakt, shqiptarët janë kaq shoferë të këqij sa rrugët e tyre janë të mbushura me më shumë kryqe se tek ne dhe kjo shpjegon diçka.
2- Nëse je shqiptar një nga të afërmit e tu, me gjasë, është pronar i një karburanti. Gjatë rrugës luajtëm një lojë të quajtur “kape karburantin”. Nuk e zmadhoj kur them se sapo kalon një të tillë mund të dallosh një tjetër. Për ironi në Shqipëri je gjithmonë afër një karburanti.
3- Kazanët e plehrave vetëm sa zënë vendin kot. Pse të hedhësh mbeturinat në kosha kur mund t’i hedhësh në anë të një rruge e t’u vësh flakën?
4- Ndërtesat mund të ndërtohen e të lihen pa banuar. Kompanitë shqiptare të ndërtimit duket se kanë vendosur të ndërtojnë përgjysmë nja njëmijë shtëpi se, nuk i dihet. Në fakt  edhe ato që duket sikur kanë përfunduar kanë shufra hekuri që u dalin në majë të gatshme për katin tjetër. Oh, tullat janë kaq në modë në Shqipëri këto kohë!
Është e ndershme të thuhet se përshtypja e parë për këtë vend ishte: një mut. Me një fjalë. E meqë ishim në këtë gjendje, udhëtuam në kryeqytet, me shpresën se aty do kishte ndonjë kthesë. Ajo çka na doli përpara ishte një mut i përzier me neglizhencë. Tirana nuk ishte një qytet i këndshëm, kishte pak histori, por sigurisht nuk u rekomandojmë të shkoni aty. Nëse vendosni të shkoni, duhet patjetër të flisni me një vendas. Nëse qytetit i mungon personaliteti, vendasit janë miqësorë dhe entuziastë.
Por ne mbetëm të befasuar nga çmimet e ushqimit atje. Duke pasur në mendjen politikën tonë të dy eurove në ditë për ushqim, e çuam atë në tetë euro për natën që qëndruam atje. Nuk duket shumë, por ju garantoj se për më pak se 10 euro në ditë mund të hani si mbret në Shqipëri.
Nga Tirana u nisëm drejt bregdetit dhe menjëherë nisëm të shijojmë Shqipërinë. Vija bregdetare ishte absolutisht mahnitëse dhe me makinën tonë kapëm disa nga skenat më piktoreske që kemi marrë ndonjëherë në udhëtim- nga njëra anë e makinës. Ndërtesat e vjetra dhe malet me plehra ndërhyjnë në këtë bregdet fantastik. Nuk është një marrëveshje fantastike me çdo kusht- nëse rri në diell, në detin blu dhe ke një ushqim të lirë, bregdeti shqiptar mund të jetë një perlë e vërtetë. Kemi takuar njerëz këtu që absolutisht e duan vendin e tyre- por për ne… do jetë më mirë sikur të spostohemi në Greqi.
Shenim:Këto janë përshtypjet e udhëtimit të Jamie Twigg, botuar në portalin e Zelandës së Re, stuff.co.nz. Një grup turistësh zbulojnë Shqipërinë dhe japin përshtypjet e shpejta për vendin tonë


                                                          (©/Tema/Alb-Portal)



About This Blog

Lorem Ipsum

  © Blogger templates Newspaper III by Ourblogtemplates.com 2008

Back to TOP