Ora e të Rinjve, vendoset në qytetin e Korcës
KORCË- Qyteti i Korcës tashmë ka një orë të re të cilësuar si ora e të rinjve. Projekti i prezantuar pak muaj më parë nga Bashkia e Korcës dhe studentë të arkitekturës në Tiranë tashmë është bërë realitet.
Ora e të Rinjve është vendosur sot në parkun Rina, përballë Universitetit “Fan Noli” në Korcë, nën praninë e dhjetëra të rinjve të këtij qyteti, duke pasur për motiv ritmin e kohës dhe dinamikat e saj.
“Synojmë që të krijojmë një koleksion orësh publike, të gjitha të ndryshme nga njëra-tjetra por të gjitha me dizajn modern apo klasik, për t’i kthyer jo vetëm në një aksesor të dobishëm për qytetin dhe qytetarët, por edhe në një atraksion turistik për vizitorët”, u shpreh kryetari i Bashkisë së Korcës, Niko Peleshi.
Ora e të Rinjve vjen si dhuratë për të gjithë studentët e universitetit “Fan Noli” në Korcë, pak para fillimit të vitit të ri akademik, ndërsa është një investim i bizneseve të qytetit dhe nisi si projekti i Bashkisë dhe studentëve, pas kundërshtive të të djathtëve në Këshillin e vjetër Bashkiak për riparimin e orës së vjetër në qendër të qytetit.
(©/News24/Alb-Portal)
0 comments:
Post a Comment