Pages

Powered by Blogger.

Popular Posts

Labels

About

Blogger news

Blogroll

Blogger templates

Wednesday, August 10, 2011

Korcë, mijëra vizitorë nesër në festën e birrës

KORCË- Cdo vit mijëra njerëz nga e gjithë Shqipëria por jo vetëm mblidhen në Korcë për të marrë pjesë në festën e birrës. E motivuar nga birra Korca, birra e parë shqiptare që daton prej vitit 1928, ky vit shënon edhe 5 vjetorin e këtij festimi. Në ditë para nisjes së festës, në parkun Rinia janë duke u bërë edhe përgatitjet e fundit, në ngritjen e stendave, vendosjen e afishave, shtimin e kapacitetit të tavolinave dhe stolave, të cilët do të jenë në dispozicion të qytetarëve në 4 netët e festës.

Sipas organizatorëve birra Korca padyshim që do të ketë hapsirën më të madhe në festë, pasi është birra e qytetit dhe përbën një krenari për të gjithë qytetarët korcarë.
“Birra Korca, e cila është birrë e qytetit sigurisht që do të ketë një vend kryesor në festën e birrës. Tashmë është hera e 5-të që kjo birrë është baza e festës së birrës në Korcë. Cilësohet jo vetëm birra më kryesore, pasi merr numrin më të madh të cadrave, por sigurisht të gjithë kur vijnë në Korcë, nuk kanë si të mos shijojnë birrën e qytetit, birrën Korca”, u shpreh Drejtoresha e Turizmit në Bashkinë e Korçës, Sofjola Kotelli.

Korcë, mijëra vizitorë nesër në festën e birrësEdhe drejtues të birrës Korca tregojnë se ashtu si një vit më parë do të paraqiten bindshëm në festë për të korrur suksesin e radhës.
“Kompania birra Korca është një nga nismëtaret dhe pjesëmarrëset kryesore në festën e birrës në qytetin e Korcës, të bërë tashmë një traditë unike. Edhe këtë vit birra Korca do vijë me risitë e saj në këtë festë, duke qënë më e madhja dhe më plotësuesja e kësaj feste. Vajzat tona do të shfaqin imazhin e vajzës bionde dhe vajzës brune, të cilat lidhen me të dyja produktet, tashmë simbol të kësaj birre, sic janë birra bionde dhe birra e zezë. Të gjithë qytetarët do kenë mundësi të shijojnë këtë birrë, e cilësuar dhe e vlerësuar si birra më e mirë shqiptare në treg. Birra Korca vjen edhe me produkte të reja të cilat do të zhvillojnë më tej tregun e birrës në Shqipëri. Ne garantojmë se birra Korca do jetë imazhi i birrës së parë që vazhdon traditën deri tani”, tha Drejtori i birrës “Korça” Ropi Miti.

Festa e birrës do të nisë mbrëmjen e së enjtes me një show festiv. Me këngëtarë të njohur të skenës shqiptare dhe të huaj dhe do të vijojë për 4 netë me radhë, ku ndryshe nga një vit më parë do të jetë edhe prania e trupave diplomatike, ambasadorja gjermane, ai i OSBE, i Holandës etj, të cilët do të shijojnë atmosferën festive, birrën dhe produktet e saj. Një vit më parë kjo festë regjistroi 50 mijë vizitorë.



                                                          (©/News24/Alb-Portal)

0 comments:

About This Blog

Lorem Ipsum

  © Blogger templates Newspaper III by Ourblogtemplates.com 2008

Back to TOP