Sunday, August 7, 2011

Selena Gomez ndahet nga Justin Bieber

Sipas raporteve nga revistat britanike, Justin Bieber dhe Selena Gomez janë ndarë - pasi ylli i Disney i tha Bieberit se nuk i pëlqente miqtë e tij të rinj të muzikës. 

Aktorja Gomez, e cila është frekuentuar me Bieberin që në fillimin e vitit, e ka lënë 17 vjeçarin sepse është e shqetësuar për influencën që miqtë e tij të rinj mund të kenë tek ai. 

Në javët e fundit Bieber ka kaluar më shumë kohë publikisht me Sean Kingston, reperin Lil Wayne dhe Chris Brown që ka një këngë me këngëtarin kanadez. 

"Selena i ka thënë të mos rrinte me këta njerëz sepse nuk donte të influencohej nga shokët e tij. Ata u grindën dhe vendosën të rrinin larg njëri tjerit për ca kohë" ka thënë një burim. 

Megjithatë, thuhet se Justin ka mbetur shumë keq pas debatit të tyre.

0 comments:

About This Blog

Lorem Ipsum

  © Blogger templates Newspaper III by Ourblogtemplates.com 2008

Back to TOP