Pages

Powered by Blogger.

Popular Posts

Labels

About

Blogger news

Blogroll

Blogger templates

Wednesday, August 10, 2011

Buxhuku: Shteti të ndërhyjë për normalizimin e situatës në Bulqizë

Buxhuku: Shteti të ndërhyjë për normalizimin e situatës në BulqizëTIRANE- Administratori i Përgjithshëm i "Alb Konfindustria", Gjergj Buxhuku, duke marrë shkas nga ngjarja në minierën e Bulqizës, ku janë ngujuar prej 17 ditësh në grevë urie punëtorë të kësaj miniere, i kërkoi institucioneve shtetërore të ndërhyjnë në zbatim dhe me forcën e ligjit, në mbrojtje të standardeve demokratike të tregut të lirë, të pasurisë kombëtare dhe të drejtës së pronës private.

"Nëse nuk do të veprohet me vendosmëri dhe qëndrueshmëri rasti i Bulqizës do të ishte një precedent shumë i rëndë me pasoja të pallogaritshme ekonomike, deri dhe në kërcenimin e qëndrueshmerisë shoqërore të vendit", thekson Buxhuku në një njoftim për shtyp të "Al Konfindustrias".

Duke respektuar plotësisht si të ligjshme kërkesat e punëmarrësve të minieres së Bulqizs për pagë dhe kushte më të mira pune, njëherazi, thuhet në deklaratën e "Al Konfindustrisë", kundërshtojmë vendosmërisht për vendin e zgjedhur, mënyrat dhe mjetet me të cilat kërkojnë që të arrijnë kërkesat e tyre grevistët.

"Alb Konfindustria" gjithashtu i bën apel institucioneve shtetërore përgjegjese të kërkojnë nga koncesionari privat respektimin e të gjitha detyrimeve ekonomike dhe financiare, që i detyrohen punëmarrësve, mbështetur në marrëveshjet ligjore në fuqi.



                                                     (©/BalkanWeb/Alb-Portal)

Rio de Janeiro, foto e Amy Winehouse mbi doza kokaine (FOTO)

Një band trafikantësh brazilian droge kanë përdorur foton e këngëtares së vdekur britanike Amy Winehouse mbi qeset e drogës që shisnin. Kjo është përdorur prej tyre për të rriitur më shumë shitjet e dozave të kokainës. Lajmi është bërë publik nga policia braziliane, e cila pas një operacioni në Rio de Janeiro ka sekuestruar doza të vogla kokaine me fytyrën e këngëtares, dhe një dozë e tillë kushtonte 10 euro. 








                                                                    (©/BalkanWeb/Alb-Portal)



Kroaci, turizmi shënon rritje rekord që nga fillimi i vitit

Kroaci, turizmi shënon rritje rekord që nga fillimi i vititZAGREB- Kroacia është duke thyer rekorde për sa u takon vizitave të turistëve, sidomos në bregdetin e Adriatikut, me një rritje prej 8 për qind të numrit të turistëve e regjistruar që nga fillimi i 2011, shprehu kënaqësinë sot ministri i Turizmit, Damir Bajs.

"Nëse flasim për shifra të vizitave dhe rezervimet 24-orëshe, është shumë e sigurt se flitet për vitin më të suksesshëm për turizmin kroat", deklaroi Bajs në televizionin kombëtar, HTV.

"Kishim njoftuar një stinë të mirë. Ajo nuk ka mbaruar ende, por shifrat tregojnë se mund të jetë më lart nga parashikimet tona", shtoi ai.

Sipas shifrave të publikuara nga Ministria e Turizmit, 6,2 milionë vizita turistike janë regjistruar në periudhën janar-korrik, gjë që përbën një rritje prej 8 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë në 2010, ose rreth 450 000 turistë më tepër. Rreth tre milionë turistë, 2,7 milionë prej të cilëve të huaj, janë regjistruar në korrik, gjë që përbën një rritje prej 4,8 për qind në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, që përbëjnë gjithsej 9,8 milionë rezervime në 24 orë (+3%).
Numri i vizitave turistike është rritur gradualisht në Kroaci që prej përfundimit të luftës së viteve 1991-95, për të arritur në 2008, vit rekord, në rreth 11,3 milionë (ndër të cilat 9,4 milionë të huaj) për një vend me 4,2 milionë banorë.

Kroacia, e goditur rëndë nga kriza ekonomike botërore që prej 2009-s, mbështetet këtë vit tek turizmi për të rifilluar me rritjen ekonomike. Pas një rënieje prej 5,8 për qind të PBB-së së saj në 2009-n dhe me 1,2 për qind në 2010-n, ky vend i Ballkanit, që pritet të anëtarësohet në Bashkimin Evropian në 2013, ka vazhduar me një recesion në 2011, duke shënuar rënie prej 0,8 për qind në tremujorin e parë, në ritëm vjetor. Sipas shifrave zyrtare, në 2010-n, Kroacia ka regjistruar 10,6 milionë vizita turistike, ndërkohë që sektori ka sjellë të ardhura me vlerë 6,2 miliardë euro.

                                                   (©/BalkanWeb/Alb-Portal)

Ora e të Rinjve, vendoset në qytetin e Korcës

Ora e të Rinjve, vendoset në qytetin e KorcësKORCË- Qyteti i Korcës tashmë ka një orë të re të cilësuar si ora e të rinjve. Projekti i prezantuar pak muaj më parë nga Bashkia e Korcës dhe studentë të arkitekturës në Tiranë tashmë është bërë realitet.

Ora e të Rinjve është vendosur sot në parkun Rina, përballë Universitetit “Fan Noli” në Korcë, nën praninë e dhjetëra të rinjve të këtij qyteti, duke pasur për motiv ritmin e kohës dhe dinamikat e saj.

“Synojmë që të krijojmë një koleksion orësh publike, të gjitha të ndryshme nga njëra-tjetra por të gjitha me dizajn modern apo klasik, për t’i kthyer jo vetëm në një aksesor të dobishëm për qytetin dhe qytetarët, por edhe në një atraksion turistik për vizitorët”, u shpreh kryetari i Bashkisë së Korcës, Niko Peleshi.

Ora e të Rinjve vjen si dhuratë për të gjithë studentët e universitetit “Fan Noli” në Korcë, pak para fillimit të vitit të ri akademik, ndërsa është një investim i bizneseve të qytetit dhe nisi si projekti i Bashkisë dhe studentëve, pas kundërshtive të të djathtëve në Këshillin e vjetër Bashkiak për riparimin e orës së vjetër në qendër të qytetit.



                                                             (©/News24/Alb-Portal)

Korcë, mijëra vizitorë nesër në festën e birrës

KORCË- Cdo vit mijëra njerëz nga e gjithë Shqipëria por jo vetëm mblidhen në Korcë për të marrë pjesë në festën e birrës. E motivuar nga birra Korca, birra e parë shqiptare që daton prej vitit 1928, ky vit shënon edhe 5 vjetorin e këtij festimi. Në ditë para nisjes së festës, në parkun Rinia janë duke u bërë edhe përgatitjet e fundit, në ngritjen e stendave, vendosjen e afishave, shtimin e kapacitetit të tavolinave dhe stolave, të cilët do të jenë në dispozicion të qytetarëve në 4 netët e festës.

Sipas organizatorëve birra Korca padyshim që do të ketë hapsirën më të madhe në festë, pasi është birra e qytetit dhe përbën një krenari për të gjithë qytetarët korcarë.
“Birra Korca, e cila është birrë e qytetit sigurisht që do të ketë një vend kryesor në festën e birrës. Tashmë është hera e 5-të që kjo birrë është baza e festës së birrës në Korcë. Cilësohet jo vetëm birra më kryesore, pasi merr numrin më të madh të cadrave, por sigurisht të gjithë kur vijnë në Korcë, nuk kanë si të mos shijojnë birrën e qytetit, birrën Korca”, u shpreh Drejtoresha e Turizmit në Bashkinë e Korçës, Sofjola Kotelli.

Korcë, mijëra vizitorë nesër në festën e birrësEdhe drejtues të birrës Korca tregojnë se ashtu si një vit më parë do të paraqiten bindshëm në festë për të korrur suksesin e radhës.
“Kompania birra Korca është një nga nismëtaret dhe pjesëmarrëset kryesore në festën e birrës në qytetin e Korcës, të bërë tashmë një traditë unike. Edhe këtë vit birra Korca do vijë me risitë e saj në këtë festë, duke qënë më e madhja dhe më plotësuesja e kësaj feste. Vajzat tona do të shfaqin imazhin e vajzës bionde dhe vajzës brune, të cilat lidhen me të dyja produktet, tashmë simbol të kësaj birre, sic janë birra bionde dhe birra e zezë. Të gjithë qytetarët do kenë mundësi të shijojnë këtë birrë, e cilësuar dhe e vlerësuar si birra më e mirë shqiptare në treg. Birra Korca vjen edhe me produkte të reja të cilat do të zhvillojnë më tej tregun e birrës në Shqipëri. Ne garantojmë se birra Korca do jetë imazhi i birrës së parë që vazhdon traditën deri tani”, tha Drejtori i birrës “Korça” Ropi Miti.

Festa e birrës do të nisë mbrëmjen e së enjtes me një show festiv. Me këngëtarë të njohur të skenës shqiptare dhe të huaj dhe do të vijojë për 4 netë me radhë, ku ndryshe nga një vit më parë do të jetë edhe prania e trupave diplomatike, ambasadorja gjermane, ai i OSBE, i Holandës etj, të cilët do të shijojnë atmosferën festive, birrën dhe produktet e saj. Një vit më parë kjo festë regjistroi 50 mijë vizitorë.



                                                          (©/News24/Alb-Portal)

Durrës, gjendet i vdekur në shkallët e pallatit një 55-vjecar


Durrës, gjendet i vdekur në shkallët e pallatit një 55-vjecarDURRËS- Një 55-vjecar është gjetur i vdekur në shkallët e pallatit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit, mbrëmjen e sotme rreth orës 21:00.Viktima Agron Guri është gjetur pa jetë në shkallët e pallatit ku edhe jetonte, nga fqinjët e tij.
Dyshohet se shkak p
ër vdekjen ka qënë përdorimi i tepërt i alkoolit.
Pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të vërtetojë dyshimet e hedhura për një vdekje të ndodhur nga përdorimi i alkoolit.




(©/BalkanWeb/Alb-Portal)

Brazili i yjeve mposhtet nga Gjermania

Kombëtaria e Gjermanisë ka mposhtur "samban" Braziliane me rezultatin 3-2 në një ndeshje miqësore të luajtur në gjermani.Gjermani ka treguar se është akoma e fortë për Brazilin. 

Gjermania ka arritur të shënojë me anë të Schweinsteigerit në minutën e 61′ me anë të një 11-metërsh.Më pas Gotze në minutën e 67′ dyfishon rezultatin në 2-0. 

Më pas vjen goli i Robinhos me anë të një 11-metërshi duke e çuar në 2-1.Schurrle shënon për gjermaninë në minutën e 80′ 

Duhettë vijë edhe goli i talentit të mirnjohur brazilian Neymar në minutën e 92′ duke e çuar në 3-2. /albeu.com/ Alb-Portal

About This Blog

Lorem Ipsum

  © Blogger templates Newspaper III by Ourblogtemplates.com 2008

Back to TOP